Posta e Kosovës dy pulla postare me pamje nga Gjilani

Posta e Kosovës ka nxjerrë në qarkullim dy pulla postare të titulluara, “Qytetet e Kosovës- Gjilani”, me pamje nga periudha të ndryshme kohore të qytetit.

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se, “pullat postare janë dy pamje të Gjilanit, ajo e vitit 1925 dhe e vitit 2018, si simbolikë e të resë me të vjetrën”, raporton kosovapress.

“Kryetari Haziri ka mundësuar që shërbimet e Postës së Kosovës të jenë sa më afër qytetarëve të Gjilanit. Bashkëpunimi ynë në interes të qytetarëve të kësaj komune do të zgjerohet edhe më tej”, theksoi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kryetari i komunës Haziri, u shpreh se, “është nder i veçantë për Gjilanin që tashmë e kemi pullën postare dhe ju falënderoj shumë për këtë. Mund të them se kjo është ditë historike për qytetin tonë”. Komuna e Gjilanit, e ndodhur në pjesën juglindore të Kosovës në trevën e Anamoravës është një prej komunave më të mëdha të Kosovës, me sipërfaqe prej 525 km2 dhe përbëhet nga 63 fshatra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrethinën e Gjilanit e përkufizon lumi Morava e Binçës, i cili mbledh gjithë lumenjtë e vegjël. Ndërsa në juglindje rrethohet nga Malet e Karadakut. Pozita gjeografike, relievi dhe faktorët klimatik, krijuan mundësinë e zhvillimit të një flore dhe faune mjaft të pasur. Komuna e Gjilanit ka qenë gjithnjë vatër e rezistencës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo komunë i ka dhënë Kosovës shumë kuadro profesionale, në të gjitha fushat. Posta e Kosovës, përmes pamjeve të pullave postare, do të vazhdojë në promovimin e vlerave dhe bukurive që ka Republika e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?