“Presidentet” vijnë në tre mbrëmjet e fundit në teatrin Eksperimental

Komedia e zezë “Presidentet” vjen për tre netët e fundit në datat 11-12-13 maj në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”, njpfton ATSH. Goditjet e jetës të sjella në mënyrën më komike nga teksti i Werner Schawab regjia e Sabine Mitterecker dhe loja e aktorëve Adriana Tolka, Ermira Gjata, dhe Eni Jani.
“Presidentet” e Werner Schawab (1958-1994) nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur.
Bota e tyre endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë. Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që ne i mëshirojmë. Triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuarit. Ajo ekzistencë nuk frymëzon mençurinë e të nënshtruarve,të cilët mund ta paramendojnë botën e ardhshme, çka ato thonë është po aq e gabuar, sa dhe kushtet e ekzistencës së tyre. Çdo fjali, me fjalë të rrumbullakosura në gjuhën e tyre, u jep atyre pushtet dhe për këtë duhet luftuar me bindje, truk e dredhi deri edhe me vrasje dhe goditje vdekjeprurëse. Ashtu siç bëjnë edhe presidentët dhe presidentet në botën e madhe. Por ekziston edhe nostalgjia për diçka krejt tjetër. Jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t´u bërë i dallueshëm në veçantinë e vet, pangatrrueshmërinë e vet.
Mënyra e të shkruarit e Schwab-it, që në kohërat kur ai jetoi jo gjatë, ishte një sensacion. Me forcën dhe poezinë e teksteve të tij, ai ndryshoi teatrin, si asnjë autor gjermanishtfolës, asnjë autore tjetër pas tij.

SHKARKO APP