Prezantohet në Tiranë i romanit grek “Nga lisi plak dhe shkëmbi”
Prezantim në Tiranë i romanit grek “Nga lisi plak dhe shkëmbi”, përkthyer në gjuhën shqipe
Ditën e ënjte më 15 nëntor 2018 në orën 12.00, shkrimtarja me origjinë greke znj. Noelle Barkshire, do të prezantojë romanin e saj me titull ‘’Nga lisi plak dhe shkëmbi ‘’ përkthyer në gjuhën shqipe. Prezantimi do të bëhet në stendën e Shtëpisë Botuese TOENA, në Pallatin e Kongreseve, në kuadrin e Panairit të Librit.
Prezantimi organizohet prej Shtëpisë Botuese TOENA, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe Zyrën e saj të Shtypit dhe Komunikimit.
Në këtë aktivitet do të marrë pjesë Ambasadorja e Greqisë në Tiranë zonja Eleni Sourani.
Libri “Nga lisi plak dhe shkëmbi” u përkthye nga Kristo Pulla dhe u botua në gjuhën shqipe prej Shtëpisë Botuese TOENA.
Në Greqi ky libër ka qarkulluar nga Botimet PSIHOGIOS. Zonja Noelle Barkshire ka lindur në Athinë, babai i saj është Anglez ndërsa e jëma Greke. Në internet qarkullojnë shpesh shkrime të saj ku trajtohen probleme sociale. Ka botuar një përmbledhje tregimesh me titull ‘’ Një herë dhe një kohë sot’’ si dhe dy romane të tjera: ‘’Natën e ndërrimit të viteve ‘’ dhe ‘’ Duke ndjekur linjen e detit’’