Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:45 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Princ Leka kujton veprën e Mbretit Zog: Humbëm çdo gjë, por nuk pranuam vasalitetin e Shqipërisë

Kultura E premte, 8 Tetor 2021 20:12
Princ Leka kujton veprën e Mbretit Zog: Humbëm çdo gjë, por nuk pranuam vasalitetin e Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 8 tetor 1895 lindi monarku më jetgjatë dhe i fundit i shtetit shqiptar, Mbreti Zog. Sot në 126 vjetorin e kësaj dite trashëgimtari i tij Leka II, përmes një shkrimi vlerëson figurën e gjyshit të tij dhe rolin që ai pati në konsolidimin e shtetit shqiptar. Për të, për 50 vite me radhë është hedhur baltë mbi periudhën e mbretërisë dhe më konkretisht mbi figurën dhe kontributin e Mbretit Zog. Princ Leka thotë se Mbretit Zog i’u ofrua mbajtja dhe trashëgimi i fronit nga Musolini, por e refuzoi dhe mbrojti integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Postimi i plotë i Princ Lekës:

Të dashur Miq,

Me rastin e përvjetorit të lindjes së Mbretit Zog, më 8 tetor 1895, kam kënaqësinë të kujtoj disa nga veprat e gjyshit tim ne dobi te Kombit tonë të bekuar. Ka një hendek të madh mes mbretërisë si funksionim për jetën 11 vjeçare që pati, dhe historiografisë sonë, sidomos gjatë periudhës komuniste. Edhe sot pas 30 vitesh sistem pluralist,vijon ende kjo “hije e së shkuarës”.Mungesa e rivlerësimit real të historisë është një nga plagët e vendit tonë. Për 50 vite me radhë, në mënyrë sistematike, pa asnjë fakt është hedhur baltë mbi periudhën e mbretërisë dhe më konkretisht mbi figurën dhe kontributin e Mbretit Zog.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

11 Vitet e Mbretërisë Shqiptare, megjithëse të pamjaftueshme për të realizuar vizionin afatgjatë të Mbretit Zog, i sollën vendit një dekadë prosperiteti, stabiliteti dhe arritjesh të mëdha në çdo fushë. Ishin pikërisht vitet e mbretërisë, ku takohej orienti me oksidentit dhe ku drejtimi perëndimor çoi në emancipimin e shoqërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjafton të përmendim kushtetutën bashkëkohore, kodin civil dhe penal, pavarësinë e institucioneve, vlerën e pasaportës shqiptare që garantonte lëvizjen e lirë, vlerën e monedhës shqiptare, heqjen me ligj të ferexhesë, fillimin e reformës agrare, reformat e panumërta në arsim, bursat perëndimore, themelimin e sistemit shëndetësor, respektimin e lirisë së besimeve fetare, themelimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare në 1936, vendosjen në Shqipëri të Kryegjyshatës botërore Bektashiane, respektimin e pronës dhe ekonomisë së tregut, ndërtimin e mijëra km rrugë e ura, ndërtimin e porteve detare dhe aeroporteve, fillimin e lulëzimit të kulturës dhe sporteve e shumë e shumë arritjeve gati të paimagjinueshme në kontekstin e kohës.

Mos harrojmë që shoqëria shqiptare dilte nga perandoria e shkërmoqur osmane me një mentalitet fisnor dhe të përçarë, me kontradikta të shumta. Mbreti arriti të krijonte një shtet të konsoliduar, administratë efektive, një gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur, krijoi kushtet e favorshme për lirinë e shtypit etj.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Gjithashtu kontributi i tij është i pamohueshëm në ndërtimin e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera me arkitektët më të mirë të kohës. Sot e kësaj dite gjurma e tij në këto qytete na identifikon. Nuk mund të lë pa përmendur ndihmën dhe mbrojtjen e qindra familjeve hebre nga persekutimi nazist!

Kriza ekonomike botërore e vitit 1929 diktoi marrëdhëniet ekonomike të vendit tonë me shtetet fqinje. Pikërisht kur e gjithë bota shkonte në krizë, Shqipëria po ndërtohej! Por fashizmi, si një dallgë e sëmurë dhe e përbindshme, ishte i papërballueshëm për një shtet të vogël dhe të sapoformuar. Është e lehtë të gjykosh sot, në pozita komode, ku askush nuk na rrezikon përveç vetvetes. Në atë kohë, ekzistenca e shtetit tonë vihej ende në diskutim…

Familja mbretërore humbi çdo gjë pasi nuk pranoi pushtimin dhe vasalitetin e Shqipërisë. Mbretit Zog iu ofrua mbajtja dhe trashëgimi i fronit nga Musolini, por ai e refuzoi dhe mbrojti integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ikja e tij u diktua nga parlamenti i kohës pikërisht për të mbrojtur këtë sovranitet. Nëse do të qëndronte dhe binte në dorën e pushtuesit, rrezikonte të ndodhte dorëzimi i sovranitetit me dhunë, siç ndodhi në Rumani, Bullgari dhe Belgjikë!

Është fatkeqësi që rezistenca ushtarake e Mbretërisë Shqiptare është mohuar nga historiografia. Trupat e Abaz Kupit kanë luftuar me trimëri, por në dallim nga bandat vëllavrasëse komuniste që i pasuan, ata luftuan pushtuesin!

Njerëzit e kthjellët arrijnë ta bëjnë dallimin mes të vërtetave historike dhe debatit të politizuar. Ky debat i politizuar ofrohet për ato pak vota nostalgjikësh të komunizmit. Gjithashtu e mendoj të qëllimshëm për të vazhduar shpëlarjen e trurit të opinionit dhe brezave të rinj. Por, shpëlarja e trurit është një rrezik për aq kohë sa njerëzit e marrin informacionin të gatshëm dhe të përpunuar, dhe nuk thellohen në lexime faktesh të historisë së tyre. Hedhja baltë mbi figurat shtetformuese dhe kontributet e tyre të pamohueshme është një akt antikombëtar!

Fatmirësisht elitat reale të vendit tonë nuk e kanë këtë problem, pasi kohën e mbretërisë e vlerësojnë si periudhën më të ndritur të shtetit shqiptar. Unë inkurajoj brezin e ri të interesohet seriozisht për historinë tonë të përbashkët, pasi duke njohur prejardhjen, rrugëtimin, sakrificat tona si komb, do të rigjejmë krenarinë mbi të cilën do të ndërtojmë të ardhmen.

Etiketat e lidhura

mbreti zogPrinc Leka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 7 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 20 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 21 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 25 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.