“Princesha Vlora” ishte filantropia amerikane Helen Margaret Kelly

Nga Gëzim LLojdia –
1. Një foto të bukur të një princeshe shqiptare pak të njohur , që Get image e ruan në arkivin e saj të vitit 1927,tregon një filantrope amerikane veshur me një pallto të kohës me një kapuç në kokë ,ndërkaq që dy duart e saj janë të lidhura krahas,njëra-tjetrës.

Kjo bukuroshe është Helen Margaret Kelly (1884-1952) filantrope amerikane, mirëpo njihej edhe si:konteshë de Graffenried de Villars, atëherë princesha Vlora e Shqipërisë.

2.  Renditet me një biografi të pasur martesash. Biografia e konteshës amerikane e quajtur :”Princesha Vlora”.Ajo ka lindur në vitin 1884.I shte mbesa e Eugene Kelly, një bankier i pasur.Martesat e saj fillojnë në vitin 1901.Ishte vecse 17 vjece.Kështu pra në këtë moshë në 1 dhjetor të vitit 1901, ajo u martua me Frank Jay Gould.Ata kishin dy bija binjake, Helen Gould dhe Dorothy Gould (1904-69), por u divorcuan në vitin 1908.Ëichita Daily Times, Ëichita Falls, Texas, shkruante: “Frank Jay Gould dhe gruaja e tij që ishte Helen Margaret Kelly janë ndarë dhe tha se zonja Gould ka sjellë veprime në kërkim të një ndarjeje ligjore. Xhelozia nga ana e z. Gould, për shkak, siç thuhet, në e pagoi zonjën Gould, e cila është një grua e bukur, e cilësuar nga burra të tjerë.Në vitin 1910, ajo u martua me Ralph Hill Thomas (c1870-1914) president i kompanisë amerikane të rafinimit të sheqerit.Më 20 qershor 1917, martohet me Princin Houreddin(Nuredin ) Vlora nga Shqipëria (që i përkiste dinastisë shqiptare të Vlorës), ata u divorcuan në vitin 1922.Ajo u martua me burrin e saj të katërt, Oscar M. Burke, president i kompanisë së sapunit Manhattan, më 4 janar 1926.Ajo vdiq më 2 gusht 1952 në Francë.

3. Kush ishte burri shqiptar i princesësh amerikane? Nuredin bej Vlora (Lindur në Stamboll, 1889 – Heidelberg,vdekur në 23 tetor 1964) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i bashkisë Vlore dhe themelues e drejtues i Ballit Kombetar. Lindi në Stamboll, pinjoll i oxhakut të Vlorajve , i biri i Mehmet Ferit Pashes dhe Refet Hanëm Libohovës.Gjatë viteve të lëvizjes dhe kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. Në krye të vullnetarëve vlonjatë – lëvizje ndër të cilat njohu edhe Ali Këlcyrën, me të cilin do të ishte mik tërë jetën – rrezikoi bindshëm qëndrimin e të ashtuquajturës qeveri të Epirit në Gjirokaster.Në vitet e Luftës së Parë Botërore u vendos në Evropë dhe më 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly (1884-1952). Më pas shkoi në ShBA dhe në maj të vitit 1918 u zgjodh anëtar i Kryesisë dhe kryetar nderi i Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës, kryetar i së cilës ishte patrioti Kristo Dako. E përfaqësoi këtë parti në Konferencën e Paqes.Përshëndeti Triumfin e Legalitetit, kur Zogu u kthye në dhjetor pas dështimit tëLevizjes se Qershorit . Më 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, ku u dallua për kontributin e tij në zhvillimin e qytetit, falë shumë veprave novatore. Me interesimin e tij, u hap Shkolla Tregtare Italiane në Vlorë.

Pas përfundimit të mandatit u vendos në Paris dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1935, vit në të cilin u arrestua si i dyshuar në organizimin e Kryengritje te Fierit dhe u dënua me vdekje. Për të u interesua baroni Aloisi. Bën pjesë në Komitetin Qendror të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, pararendësja e Ballit Kombëtar.Është bashkë firmosës me Ali Këlcyrën i protokollit e armëpushimit me gjeneralin Dalmazzo. Kryesoi 1,700 vetët e Ballit që shkuan në shpëtim të Këlcyrës kur këtë e kishin zënë dhe mbajtur peng .U largua me tërheqjen e trupave gjermane. Me dekret nr. 2205, datë 5.1.1956, të Kuvendit Popullor, në numrin rendor 139, është shënuar emri i Nuredin bej Vlorës i shpallur armik populli dhe që i ndalohej hyrja në Shqipëri. Ndërroi jetë në Heidelberg, Gjermani.Martesa me princeshën e huaj:E martuar : 20 qershor 1917 – 1922 4 vjet, 6 muaj.

SHKARKO APP