Promovimi tek të rinjtë i kulturës për leximin

Data 23 prill është përzgjedhur të jetë Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit.

Kjo datë ka një kuptim simbolik për letërsinë. E vendosur për herë të parë në vitin 1996 është një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në kuadër të kësaj dite çeli sot aktivitetet kulturore. Në bashkëpunim me Qendrën Rinore të Tiranës, nxënës të shkollës së mesme “Sami Frashëri” vizituan Bibliotekën Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë u njohën më nga afër me bibliotekat dhe rolin e tyre si orientuese e ura lidhëse të dijes me lexuesin. Këto aktivitete janë konceptuar si një ditë “feste” për të shkëmbyer ide e informacione si dhe për të promovuar te të rinjtë kulturën e leximit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 23 prill të vitit 1616 janë ndarë nga jeta William Shekspir, që konsiderohet shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe Miguel Servantes, autor i librit “Don Kishoti i Mançes”, që cilësohet si vepra më e përkthyer në botë.

Kjo ditë është padyshim ngjarja më e sponsorizuar nga UNESCO për të nxitur leximin, botimin e librave dhe mbrojtjen e pronës intelektuale nëpërmjet të drejtës së autorit. /a.a/ /a.g/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?