Publikohen dokumentet për Mid’hat Frashërin
Pesë ditë pas kthimit të eshtrave të Mid’had Frashërit në atdhe, dhe pas debateve ende të hapura për vlerësimin e figurës së tij, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka publikuar listën me dokumenteve arkivorë të përndjekjes së Sigurimit ndaj Mid’hat Frashërit.
Lista me 9 dokumente daton që në vitin 1945, kundër të tjera rezultojnë dy dosje që përshkruajnë veprimtarinë e Mid’hat Frashërit, si një veprimtari tradhtare dhe armiqësore, ndërsa vetë ai, cilësohet kriminel lufte.
Në materialet e gjetura mbi veprimtarinë e Ballit Kombëtar dhe të bëra tashmë publike nga Autoriteti, po në vitin 1945 rezulton edhe një listë e informatorëve në shërbim të Jugosllavisë para luftës e që ndiqeshin nga autoritetet italiane dhe lista emërore e personelit italian në Shqipëri.
Në këto dokumente gjendet gjithashtu informacion mbi veprimtarinë e Ballit Kombëtar, një historik i aktivitetit së kësaj organizate që daton në vitin 1954, ndërsa në një dokument të vitit 1950 pasqyrohet veprimtaria e Ballit Kombëtar në Shqipëri dhe mërgim.
Publikimi i këtyre dosjeve dhe dokumenteve të kohës hedh dritë mbi të shkuarën e Mid’hat Frashërit si veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i Ballit Kombëtar. Lista e të dhënave të publikuara nga autoriteti tregon se Mid`hat Frashëri ka qenë në ndjekje të vazhdueshme nga sigurimi I shtetit për të paktën pesë vite, nga 1945 deri në 1950.