Pukë, aksion për mbjelljen e drurëve dekorativë
Bashkia e Pukës ka nisur sezonin e mbjelljeve të shkurreve dhe drurëve dekorativë në lulishte dhe hapësirat publike të qytetit. Bashkia e Pukës bën të ditur se aksioni për mbjelljet e reja do të vijojë deri në janar të 2020. Gjatë këtyre viteve në territorin e bashkisë kemi mbjellë rreth 8000 drurë, vetëm në qytet janë rreth 800 drurë dekorativë të mbjellë.
Sipas bashkisë, pranvera e ardhshme do e gjejë qytetin verilindor me më shumë hapësira të gjelbra. Puka njihet si një prej qyteteve më të pastra dhe me gjelbërim masiv, i cili në dy vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm numrin e mbjelljeve duke e zgjeruar hartën e zonave të gjelbëruara edhe jashtë rrugës kryesore të qytetit. Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.
Aktualisht falë edhe investimeve të qeverisë për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit, mozaiku mjedisor që ofron Puka përbën tashmë edhe një destinacion turistik të veçantë.