Qytetet me muret mbrojtëse, ana e bukur e Mesjetës së errët

 Për fotografët dhe secilin që do të bukurën e të lashtën, nuk ka asgjë si pamja e një qyteti me mure mesjetare. Fatmirësisht, shumë qytete në botë i kanë të ruajtura këto mure të jashtme. Më poshtë ju paraqesim një listë të këtyre mureve që telegrafi.com ka radhitur.

Ndërtimi i mureve rrethuese nisi më 1370. I vendosur në provincën Shanxi, dikur ishte qyteti kryesor financiar i dinastisë Han. Muret janë 12 metra të larta me një perimetër prej gjashtë kilometrash. Aty janë gjashtë porta dhe 72 kulla vrojtimi.

2. CARCASSONNE, FRANCË

Fortifikimi nisi që nga kohët galo-romako. Pas Traktatit të Pirenejve të vitit 1659, qyteti nuk kishte nevojë për mbrojtje, kështu që muret nisën të shkatërrohen. Gjithçka u ruajt fal arkitektit Eugene Viollet-le-Duce i cili – pasi qyteti u shpall monument i mbrojtur më 1849 – nisi restaurimin e mureve.

3. YORK, ANGLI

Ky është një qytet me shumë histori e shumë luftëra. Mirëpo, shumë pjesë të mureve të tij kanë mbetur të paprekura. Po ashtu, nën qytetin mesjetar ka shumë monumente romake.

4. DUBROVNIK, KROACI

Shumica e mureve janë ndërtuar në shekujt XIV-XV, e disa në shekullin XVII. Por, qytetin nuk e goditi asnjë armik, pos një termet më 1667 që dëmtoi objektet e jo muret. Muret kanë gjatësi prej dy kilometrave.

5. XI’AN, KINË

Ky është qyteti më i ruajtur me mure të lashta. Ato kanë lartësi 12 metra, 12-18 metra trashësi dhe 14 kilometra gjatësi. Muret e para nisën të ndërtohen më 1378.

6. OBIDOS, PORTUGALI

Ndryshe njihet si “Qyteti i mbretëreshave”, sepse mbretërit e ofronin si dhuratë martese. Qyteti në fillim i takoi mbretit Afonso Henriques (më 1148), e pastaj – deri më 1883 – ishte pronë e mbretëreshave të Portugalisë.

7. QUEBEC CITY, CANADA

Është qyteti i vetëm me mure në Amerikën Veriore. Natyrisht, muret nuk janë mesjetare, por megjithatë janë të vjetra. Ato janë 4.6 kilometra të gjata.

8. TAROUDANT, MAROK

Ky është shembulli më i mirë i qytetit tregtar të Marokut. Ndërtimi i mureve nisi më 1509. Ato janë gjashtë kilometra të gjata

9. MYSTRAS, GREQI

Dikur ishte qytet i njohur, por u braktis më 1832. Në këtë qytet më 1449 është kurorëzuar perandori i fundit i Bizantit, Constantine XI Palaiologos. Në këtë lokacion ka afreske me vlerë të madhe që datojnë nga shekulli XVI.

10. AVILA, SPANJË

Ndryshe njihet si qytet përrallor. U themelua nga arabët, por më vonë bie nën pushtimin spanjoll në shekullin XI, kur nis edhe ndërtimi i mureve. Muret kanë 88 kulla, perimetër prej 2.5 kilometrash dhe gjashtë porta.

SHKARKO APP