Qytetet shqiptare në kartolinat gjermane të viteve 1914-1918
Shtypshkronja gjermane Purger & Co, me seli në Munih, ishte aktive mes viteve 1899-1920.
Ajo u bë e njohur për kartolina të hershme me ngjyra të shumë vendeve të Evropës dhe të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërisë.
Kartolinat u shtypën me anë të një procesi hromolitografik, me tri ngjyra, dhe ishin të numëruara, gjë që ndihmon të saktësohen përafërsisht datat e tyre.
Ky koleksion prej 44 kartolinash të hershme të Shqipërisë, vjen nga vitet 1914-1918.
Kartolinat janë siguruar nga Johen Blanken, nga Hamburgu, ndërsa janë publikuar nga studiuesi Robert Elsie. /Telegrafi/