“Qyteti i trëndafilave”, mes larmisë së ushqimeve dhe dashurisë përmetare
Qyteti karakteristik i njerëzve të urtë dhe mikpritës, i luleve, këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës, por veçanërisht i glikove unikale, Përmeti është mikëpritës i vizitorëve në çdo stinë të vitit. “Qyteti i trëndafilave”, për shkak të natyrës së bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike është një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik,ku vetëm në vitin 2017 mirëpriti rreth 25 mijë turistë, vendas dhe të huaj. Me projektet që po zhvillohen dhe me të gjithë potencialin agroturistik që ka, Përmeti do të ofrojë mundësi të shumta për çdo ditë tjetër të vitit për turizëm, u shpreh ministria e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë vizitës së saj atje në kuadër të Ditës së Verës.
Panairi i Ditës së Verës tregon që vetë Përmeti ka potenciale për vete, ka potenciale për qarkun e Gjirokastrës, por edhe për gjithë Shqipërinë për të zhvilluar turizmin”, tha ministrja Mirela Kumbaro, e cila shoqërohej nga deputeti Flamur Golemi, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj si dhe kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni. Ministrja Kumbaro pas vizitës së zhvilluar në Panairin e Ditës së Verës, mori pjesë në mbjelljen e trëndafilave, simbol i qytetit të Përmetit. Qyteti i trëndafilave është një ndër stacionet e pashmangshme që gjithnjë e më shumë ia vlen dhe duhet provuar të festohet mes larshmërisë e delikatesës së ushqimeve dhe dashurisë që gjen mes përmetarëve.