Regjisori akuza për logon e TKOB, Gurakuqi: Ministria të krijojë komision verifikimi

Ministria e Kulturës duhet të krijojë një komision ekspertësh për të analizuar akuzat për kopjimin e logos së re të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kërkesa është bërë nga regjisori Nikolin Gurakuqi, i cili kontribuon në këtë institucion prej katër dekadash. Ai ka ngritur edhe shqetësimin për keqmenaxhimin e Teatrit dhe dëmtimin e repertorit të skenografisë ndër vite.

Regjisori Nikolin Gurakuqi kërkon nga Ministria e Kulturës ngritjen e një Komisioni për analizimin e çështjes së logos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e cila së fundi shkaktoi debate pas akuzave për plagjiaturë.

“Do ta filloj me çështjen e logos. I gjithë propcesi dhe njerëzit e komisionit më janë dukur të papërshtashëm për të shqyrtuar një logo të re opere sepse nuk janë të fushës. Një komision shqyrtues nga Minsitria e Kulturës duhet të shkojë në cilësinë e auditit për të saktësuar nëse është plagjiaturë apo jo kjo logo dhe paratë e shpenzuara a kanë shkuar në vendin e duhur apo gjetkë. 18 milionët e logos nuk janë asgjë me shkatërrimet e tjera që janë bërë në TKOB”.

Sipas Gurakuqit keqmenaxhimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  në 13 ka shkatërruar të gjitha skenografitë e repertorit.

Regjisori thotë se akuzat e tij nuk janë politike pasi ai prej 43 vjetësh është aktiv si regjisor dhe autor i shumë shfaqjeve dhe për rrjedhojë shqetësimet e tij janë vetëm profesionale e qytetare.

SHKARKO APP