Restaurohet Kisha e ShënKollit në Kurjan
Monumentet e kulturës dhe vendet e kultit po përgatiten për të pritur turistët vendas dhe të huaj në këtë fillim sezoni turistik.
Institucionet dhe ekspertët përgjegjës për këto monumente po inspektojnë nga afër gjendjen e tyre, duke kontribuar si në mirëmbajtje gjithashtu dhe në rijetëzimin e tyre.
Një destinacion i denjë dhe gjithashtu vend kulti është gati të mirëpres turistët. Në fshatin Kurjan të zonës së Roskovecit në Fier është restauruar Kisha e Shën Kollit, e cila është ndërtuar që në shekullin XIII, në stilin bizantin.
Pikturat murale që zbukurojnë brendësinë e kësaj kishe, janë veprat e ikonografit Nikolla, biri i Onufrit dhe ndihmësit të tij, Joanit.
Ndërhyrjet që janë bërë në këtë kishë konsistojnë në restaurimin e çatisë, muraturës, fasadës së objektit, pikturës murale dhe sistemimin e ambienteve përreth objektit.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi punën në Kishën e Shën Kollit në Kurjan së bashku me Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.
Jemi këtu për të theksuar se turizmi kulturor është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro, nga Kurjani i Roskovecit.
“Shpejt do të bashkojmë Kurjanin me Luarën, i cili është pjesë e programit “100 Fshatrat”, u shpreh kryetarja Bufi, duke theksuar se kjo zonë jo vetëm do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët, por do t’i japë dhe një hov zhvillimit ekonomik gjithë zonës.