Restaurohet Ura e Kordhocës, nyje e rëndësishme lidhëse në luginën e Drinos

Kanë nisur punimet për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, trashëgimi kulturore që daton prej vitit 1820.

Përmes një postimi në rrhetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama thekson se kjo urë është nyje e rëndësishme lidhëse në luginën e Drinos.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të fillimit të punimeve për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, trashëgimi kulturore që daton prej vitit 1820, por dhe nyje e rëndësishme lidhëse në luginën e Drinos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ura e Kordhocës është një monument ndërtuar në fund të fshatit Lazarat.

Sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjetëve.

Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra./atsh/

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156017969246523/?t=0

SHKARKO APP