Richie vendos gjurmët e gjymtyrëve para teatrit TCL
Lionel Richie ka vënë gjurmët e gjymtyrëve të tij në çimenton para teatrit kinez TCL në Los Angeles. Këngëtari i shpërblyer me çmim Grammy gëzon një karrierë të gjatë, ndersa më së miri njihet si anëtar i grupit “The Commodores” gjatë viteve ‘60. Më vonë ai e nisi një solo karrierë të suksesshme, duke shkruar hite të tilla si: “All Night Long” dhe “Say You, Say Me”, e cila ishte kolonë zanore e filmit “White Nights” dhe që i fitoi atij një çmim Oscar në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”. “Kur ata më thanë se duhet të vija gjurmët e duarve dhe këmbëve, gjëja e parë që thashë ishte “A nuk është kjo diçka që vlen vetëm për aktorët dhe aktoret?” Dhe, pastaj ata më thanë, “Ti je këngëtari që kemi vendosur ta nderojmë në këtë mënyrë” dhe pas kësaj ju thashë se jam shumë i nderuar, natyrisht para se ta ndërronin mendjen”, tha Richie duke treguar për mënyrën se si e kishte pritur lajmin për këtë nderim. Përveç shpërblimeve të shumta që ka fituar ndër vite, Richie së fundmi u nderua nga qendra “Kennedy”, që konsiderohet një prej arritjeve më të mëdha që një artist mund ta ketë në karrierë.