Rijetëzimi i Dimalit, Klosi: Të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur
Dy javë pas diskutimit për nisjen e rijetëzimit të qytetit antik të Dimalit, të rinj, historianë dhe arkeologë, përfaqësues të pushtetit lokal u mblodhën këtë herë në qytetin antik në një ditë festive. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi i cila ka përë apel që zona e Dimalit të shpallet zonë arkeologjike e mbrojtur dhe të shndërrohet në një destinacion të vizitueshëm turistik dhe se rijetëzimi i tij të sjellë impakt në zhvillimin e turizmit e për pasojë edhe të ekonomisë lokale. ”Duhet të krijohet një zonë arkeologjike e mbrojtur e cila duhet mbrojtur në radhë të parë nga banorët e zonës”.
Kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj kërkoi mbështetjen e të gjitha institucioneve shtetërore që Dimali të rijetëzohet dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e zhvillimit të bashkisë.
Ministri Klosi mbështeti nismën për ta shndërruar këtë ditë festive në një festë lokale tradite për bashkinë. Idea e emrit të Dimalit për bashkinë, është mbështetur nga ministri i Turizmit si një mundësi për t’i dhënë një një impuls tjetër zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në bashkinë e Urës Vajgurore.
Arkeologë dhe drejtues të institucioneve lokale kulturore theksuan rëndësinë historike të qytetit antik dhe vlerave të tij që duhet të promovohen dhe të njihen nga vizitorë vendas dhe të huaj, por sidomos nga brezi i ri.