Rijetëzohet kisha e Ristozit

Në Kishën e Ristozit, në Mbroje të Korçës që njihet si një nga objektet e kultit më të vjetra në Ballkan ka nisur faza e trete e rikonstruksionit të plotë.

Pas strukturës dhe çatisë, tashmë punimet do të prekin tavanin dhe pikturat murale, të cilat në fakt janë edhe pjesët më të ndjeshme për të ruajtur origjinalitetin e objektit shekullor.

Gjergji Koki: “Aktualisht është duke u zbatuar faza e tretë e restaurimit të Kishës së Ristozit, që parashikon restaurimin e tamburit dhe elementë të tjerë arkitekturorë të kishës. Gjithashtu është parashikuar edhe restaurimi i pikturës murale.”

Ndërhyrjet në monumentin e Kulturës nisën në vitin 2014.

Gjatë fazës së dytë është kryer përforcimi, shtyrja dhe restaurimi i mureve të kishës, që ishin në prag të shembjes, sic tregojnë këto pamje.

Gjergji Koki: “Është një nga objektet më të diskutuara dhe kemi pasur në mendjen tonë pasi Kisha e Ristozit është një nga objektet më të vjetra në Ballkan dhe ka qenë në gjendje SOS kur ne kemi hartuar projektin e parë të restaurimit në vitin 2014.”

Punimet ndiqen nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës për të garantuar ruatjen e vlerave të trashgimisë, ndërsa pritet që në përfundim kjo kishë të kthehet në një prej destinacioneve të turizmit në Juglindje.

Si një prej kishave më të vjetra në Ballkani, për kohën e ndërtimit ka disa versione. Disa mendojne se  kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të.

Ora News - Rijetëzohet kisha e Ristozit

/Ora News

 

SHKARKO APP