Rikthehen në teatër tre komeditë e famshme

Tre komeditë e njohura që rezultuan sukses në Teatrin Kombëtar, ‘Komedia që shkon për dreq’, ‘Shirli Valentina’ dhe ‘8 femrat’ janë rikthyer.

Regjisorja e njohur Driada Dervishi, e ftuar në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, u shpreh se ndeju emocion të madh pas vendosjes përsëri në skenë të martën (12 mars) ‘Komedia që shkon për dreq’.

‘Shirli Valentina’ do vihet në skenë javën e ardhshme ndërsa ‘8 femrat’ në javën e fundit të marsit.

Driada Dervishi: “Kishim kohë që diskutonim për një mundësi për tu rikthyer në Tiranë pas gjithë atyre gjërave jo shumë të bukura që ndodhën, me një sallë në mes të Tiranës që tashmë na është mbyllur. Vendosëm të rikthenim disa shfaqje që u pritën mirë në Teatrin Kombëtar.

‘Komedia që shkon për dreq’ ka nisur sot. Ishte emocion shumë i bukur për mua dhe gjithë aktorët sepse nuk e prisnim që do kishte pjesëmarrje kaq të madhe. Javës që vjen është ‘Shirli Valentina’ dhe javën e fundit të marsit janë ‘8 femrat’.”

Dervishi shprehu edhe mendimin e saj për mbylljen e Teatrit Kombëtar: “Unë besoj që është e pamundur që të kesh 15 vite që merresh me teatër dhe të mos ndihesh keq kur mbyllet një sallë teatri, sidomos një sallë me të cilën lidhen shumë kujtime, ku është krijuar e gjithë historia e teatrit shqiptar.

Brezi ynë po bën të pamundurën për ta vazhduar këtë histori dhe ne do vendosim gurin tonë në këtë histori, mbas 50 vitesh do na gjykojmë kemi punuar apo jo mirë. Tirana sot duhet të kishte të paktën 10 teatro dhe ne jemi në këtë situatë. Sigurisht skena të reja le të bëhen, skena alternative, moderne por teatri kombëtar, ajo godinë e denjë për këtë emër dhe ne nuk e kemi.”

Tempora Show – Regjisorja Driada Dervishi (12 mars 2019)

SHKARKO APP