Rikthehet “Die Fledermaus”, TKOB rikthen operetën e Johann Strauss

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit rikthen në skenë operetën e Johann Strauss “Lakuriqi i natës”. Virtuoziteti, humori dhe loja e shkëlqyer e trupës do të pushtojnë Pallatin e Kongrese për tre netë.

“Lakuriqi i natës” është produksioni më i madh i Teatrit të Operas dhe Baletit për këtë vit, i cili do të rikthehet për publikun këtë fund tetori.

Valset, ariet, muzika e Johann Strauss dhe një kast i mrekullueshëm artistësh shqiptarë, janë elementë do të bëhen bashkë për të shpalosur vlerat e një vepre ikonë të muzikës klasike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lakuriqi i natës” është rezultat i bashkëpunimit të Teatrit të Operas dhe Baletit me Ambasadën austriake në Tiranë, në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në skenë krijohet një ndërthurje mes operas, baletit dhe teatrit skenik, ku dialogjet mes aktorëve interpretohen në gjuhën shqipe duke krijuar një atmosferë emocionuese.

Opereta mbresëlënëse e Johann Straus do të shfaqet në datat 22, 23 dhe 24 tetor, ku gjithçka premton për 3 netë të jashtëzakonshme.

Rikthehet “Die Fledermaus”, TKOB rikthen operetën e Johann Strauss

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?