Rikthehet drama “Këngë dashurie me korba”

Drama “Këngë dashurie me korba” vepër e autorit Bashkim Hoxha, shoqëroi publikun këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahiviogli .
Premiera u ngjit në skenë me regji nga Laert Vasili nën interpretimin e aktorëve Arjola Basho, Jaho Guma, Artemisa Kusi dhe Josif Sina dhe pjesë e trupës ishte dhe vetë regjisori Vasili.
Një vepër teatrore që përcolli mesazhe për dashurinë, u shfaq në sallën “Gëte” të teatrit. Shfaqja erdhi si një teatër muzikor i gërshetuar me atë fizik. Një histori dashurie, që i ngjan më shumë një kënge. Në qendër të veprës është Marini, ku papritur i shfaqet gruaja nga përtej e cila vjen dhe i tregon se çfarë ka ndodhur me të kohë më parë, si dhe braktisja që i bëri ai kur kjo ishte vetëm 16 vjeç. “Këngë dashurie me korba” ka marrë çmimin “Aleksandër Moisu” më 1997.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?