Rikthehet “Këmbëzbathur në park”, shfaqja në teatrin Turbina

Komedia “Këmbë zbathur në park” e shkruar nga autori Neil Simon vjen në teatrin “ArTurbina” me regji nga Lorin Terezi. Bëhet fjalë për një komedi që ka në qendër të saj një çift të ri, të cilën kanë vendosur të martohen.

Së bashku me idealet e tyre ata përplasen me realitetin e egër ku jetojnë. Edhe pse ngjarjen zhvillohen në vitet 60’ në Francë ato gjejnë vend edhe gjejnë vend edhe në ditët e sotme.

Kjo komedi vendos dy të rinj në qendër të saj, kollaj të identifikueshëm edhe në realitetin shqiptar, që luftojnë përtej pritshmërive të jetës në një realitet rutinor.

Raporti në çift dhe dashuria pasiononte e të sapomartuarve Kori dhe Pol, është ne pikëpyetje teksa u duhet të përballen me problemet e shumta të përditshmërisë.

Untitled 13

Në një intervistë për emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës në News 24 do të jetë një ndër karakteret kryesore të kësaj shfaqje, ai i Polit, që interpretohet nga Lendion Zoi. Në këtë intervistë Ledjon Zoi rrëfeu

“Pothuajse çdo çift mund ta gjej veten tek kjo komedi. Ata për herë të parë duhet të përballen më të gjitha gjërat vetë. Ata janë Poli dhe Kori një çift që sapo kanë mbaruar muajin e mjalti dhe kanë marr një shtëpi me qira në katin e 9 të një pallati pa ashensor. Kjo komedi ka të vërteta por ka edhe shumë ironi për jetën. Sepse ëndrrat që në duam të ndërtojmë me partnerin, ato me pallate e me kështjella përballen me realitetin e hidhur që është që garsoniere ku duhet të jetojmë” –ka rrëfyer aktori.

Ledjon Zoi rrëfeu se në muajin dhjetor shfaqja pasi një sukses të madh sa herë që luhej shfaqja salla ishte plot.

“Shfaqja nisi premierën e saj në ditët e para të dhjetorit të vitit që lamë pas dhe rikthehet sërish në datat, 10, 11, 12, 13, 14 janar dhe fundjavën e ardhshme që vjen më 17, 18, 19 dhe 20 janar. Në dhjetor e patëm shumë të mirë publikun, na përkrahu, sa herë që jepej shfaqja salla ishte plot, shpresojnë që edhe kësaj herë të kemi të njëjtin sukses”- përfundon Ledjon Zoi.

SHKARKO APP