Rikthimi i Adelina Ismailit në skenë, Festivali i RTSH-së surprizon

Një personalitet i rrallë artistik që prodhoi show bizi shqiptar i viteve ‘90-të, pritet të ngjitet në skenën e Festivalit më të madh në vend.

Plot këngëtare të tjera tentuan të ndiqnin gjurmët e saj, por mbetën përpjekje të mundimshme që filluan e mbaruan me veshjen, look-un, sepse askush nuk i afrohej dot kurajos skenike të artistes nga Kosova, as sharmit te saj, as rebelizmit.

Ka mall për Adelina Ismajlin, që kur vrau frikën për skenën madhështore të Festivalit, me “Mos ma gjuj diellin me gur“, ka mall për të që kur zhveshi më shumë se sa veten nga rrobat, mentalitetin e ndrydhur të një populli qe per gjysmë shekulli jetoi në izolim e qasja ndaj të resë, kishte vështirësi për pranim.

Pas një karriere që ka njohur veç rritje në kurbën e saj, me një pjekuri artistike për t’u admiruar, Adelina Ismaili është vlerë e shtuar për institucionin e Festivalit.

 

SHKARKO APP