“Rikthimi i dallëndyshes” Ermonela Jaho, ardhja me një natë magjike në TKOB
Në TKOB, mbrëmja e 4 gushtit 2024 solli sopranon shqiptare me famë botërore jo vetëm me “Rikthimin e dallëndyshes”, por me zgjimin e atij gjëmimi që kishte kohë që mungonte në skenën e Operas, në skenën e zërave magjik, në atë skenë ku u ngjitën dhjetëra virtuozë, që pasuruan traditën tonë oeristike, për të pushtuar më pas botën, si “dallendyshja” e mbrëmshme, Ermonela Jaho.
Më 4 gusht u mbajt në TKOB, koncerti lirik i sopranos së mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, me praninë edhe të tenorit Charles Castronovo. I titulluar “Rikthimi i dallëndyshes”, koncerti i Ermonela Jahos përçoi magjinë e emocioneve të forta tek të pranishmit në sallë.
“Një nga ato netë që do të mbetet gjatë në memorien e secilit prej nesh”, thuhet në postimin e TKOB në rrjetet sociale.
Sopranoja me famë ndërkombëtare, e kishte vlerësuar këtë koncert si një rikthim për t’i dhënë kësaj skene sadopak nga dashuria dhe mirënjohja që i ka dhënë ky vend dhe çdo zemër shqiptare.
Programi përmbante arie nga më të njohurat e repertorit operistik botëror të cilat u luajtën nga virtuozët e orkestrës të TKOB-së, drejtuar prej maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Pritja, përcjellje dhe shpërthimi në skenën e TKOB nuk mund të kalonte pa ngërthyer në emocione të fuqishme dhe lot sopranon e njohur, e cila e përjetoi këtë moment sikur të ishte nisja e rrugëtimit të saj, e jo sjellja në këtë skenë i gjithë rrezeve që e dritën yllin e saj nëpër botë. Sepse artistët e këtij kalibri përjetimet më të fuqishme, i kanë në skenat e tyrem, në ato skena kur trokitën të ndrojtura hapat për t’u ngjitur.
Albert Vataj