Rikthimi i dallëndysheve, një spektakël koreografik i vecantë
Shfaqja filloi me nje numer contemporan ku amerikanija Kristina Bentz dhe kercimtari yne te Companise Lion Ballet, Edi Blloshmi sollen nje ekspresion dashurie me nje plastike trupore deri ne perfeksion me nje gjuhe koreografike teper bashkohore…
Nga Shpëtim Dajçi
Bashke me pranveren u rikthyen ne shqiperin tone te dashur dhe dallandyshet. Me ngrohtesine dhe cicerimat e para si per te na zgjuar nga gjumi letargjik i dimrit qe sapo kaloi.E bashke me dallandyshet qe fluturojne ne hapesirat tona ne kete fillim pranvere erdhen dhe ata qe pasi provuan ne spektaklin Hera e pare menduan te rikthehen paksa ndryshe per te mos qene hera e dyte por nje Rikthim dallandyshesh.Nje ide e lindur spontanisht mes shokesh te ngushte artist baleti lindi nje spektakel qe do te gjente mbeshtetje nga Digitalb dhe Bashkia Tirane.
Nje balerin Amerikane nje Spanjolle apo nje Braziliane dhe tre Italiane se bashku me gjashte dallandyshet shqiptare qe u rikthyen ne vendlindjen e tyre formuan nje mini kompani baleti qe do sillte nje emocion te jashtzakonshme…Ata sollen eksperiencat me te mira nga trupat dhe kompanit me te mira qe nga Teatri i Monte carlo ballet e deri te Lion Ballet ne Teatrin prestigjioz te Karlsruhes e deri te k Compania contemporane e Regio-emilian apo Companis dhe shkolles se baletin Nuova Baleto Clasicca me qender ne Regio-Emilia .
Spektakli koreografik Rikthimi i dallandysheve u realizua ne skenen e pallatit te kongreseve e cila nuk garanton siguri teknike per artistet balerine klasik ( pasi Teatri i operas dhe baletit eshte ne rikonstruksion pa limit…).Shfaqa filloi me 35 min vonese pasi spektatori i shumte afro 2000 vete iu desh te benin nje hyrje te sforcuar ne anesore te ketij pallati……Po kjo nuk e demtoi nisjen e shfaqes….
Shfaqja filloi me nje numer contemporan ku amerikanija Kristina Bentz dhe kercimtari yne te Companise Lion Ballet, Edi Blloshmi sollen nje ekspresion dashurie me nje plastike trupore deri ne perfeksion me nje gjuhe koreografike teper bashkohore…
Per te ndryshuar atmosferen dhe per ti dhene nje tjeter ritem ne skene shfaqet Italiania Michela Mazzoni dhe Rezart Stafa nga Compani NBC Regio –Emilia me Pa de deux nga baleti Don Kishot Mincus duke manifestuar atmosferen festive te baletit clasik.Teknika dhe virtuoziteti i varacionit te Baziljos R.Stafes la nje shije se kemi te bejme me nje balerin jo vetem me konstrukt totalisht te pershtatshem por dhe per nje loje intepretative te admirueshme,edhe pse skena e ofruar eshte nje rrezik per te tilla vepra.
Cifti nga Compania Monte Carlo ballet te interpretuar nga Spanjollja Beatriz Uhalte Cismeros dhe Leart Duraku ishte nje impresion dashurie ne nje stil modern danc te Evol Kor ku dhe ktu spikati plastika trupore e ketij cifti duke sjelle nje tjeter eksperienc te papare me pare ne skenat tona ne stil dhe interpretim…
Adagio e baletit Spartaku ne variantin koreografik te Marinel Stefanescu solli nje eksperienc te baletit klasik jo vetem ne stilin koreografik por dhe ne ate intepretatues IItaliania Elena Casolari dhe Dorian Grori( nga Compania NBC Regio-Emilia) ne rolin e Spartakut mbajten publikun ne ankth ne nje intepretimi dhe me nje teknike te admirueshme.
Compania ArteBalleto u perfaqesua me balerinen soliste Italianen Noemi Arcangeli dhe me solistin tjeter shqiptare Hektor Budlla te cilet sollen nga Regio-Emilia nje Hybrit te koreografis Philippe Kratz.Nje numer modern danc ku cifti solli shkollen me te mire te dancit modern ne intepretimin e shkelqyer te ciftit ku publiku nuk i kurseu duartrokitjet e shumta cka trgoi se ky ishte dhe numri me i bukur si per muziken ashtu dhe per stilin tejet te vecante koreografike e cila gjeti meshirem ne interpretimin pplot eleganc dhe plastik qe e kalon imagjinaten intepretuese dhe BRAVO ishte vertet e merituar nga salla ne nje publik vertet te kualifikuar….
Romeo dhe Zhuljeta nje adagio e gezuar qe vinte nga premiera e Teatrit te Karlsruhes nen intepretimin e Brazilianes Bruna Andrade dhe Bledi Bejlerit risollen nje freski dashuri mes dy te rinjve ne moshe dhe ne pozicione solistesh ne nje nga teatrot me te mira shteterore te Gjermanise duke e mbushur me shume ngjyra tabllon e ketij spektakli koreografik.
Pjesa e dyte e ketij spektakli ka nje autorsi totalisht shqiptare qe nga tematika ,muzika dhe koreografia e interpretimi.Ne krye te kesaj pjese balerini dhe njekohesishte koreografi Hektor Budlla solli qe ne fillim te kesaj pjese nje drame te shoqerise shqiptare EMIGRIMI ose te quajtur nga ai vete Nord EST 41 19 (kordinatat e Tiranes) Nje i ri me nnje valixhe te vjeter i vetmuar qe vrapon me shpresen per te shkuar sa me shpejte ne boten e endrave pertej kufijve por pa e leshuar te shkuaren pasurin me te madhe nje valixhe me disa rroba te vjetra brenda dhe nje mori me dhimbje brenda saj…..intepretuar nga B Bejleri ,
Me pas ne skene vine dhe te tjere te rinje e te reja qe po ndahen ne nje ritual te trishte prandaj dominon veshja e zeze me nje muzik kaba te trishtueshme te ndertuar nga tre hapa ne nje lejtmotiv interesant pergjate 6 minutash duke trasmetuar ndarjen nga shqiperia…Solo e vajzes eshte nje dhimbje rrenqethse mbeshtetur ne vajet labe ne intepretimin e nje kercimtareje te huaj ne dhimbjen e nje nene apo motre per vdekjen solli nje rikujtese te historise se ikjes dhe pasigurise se ku do perfundoj kjo histori …..Po kta te rinj qe u vetesakrifikuan dhe buzeqeshen e gezuan per te permbysur situatat tragjike ne muzik veshje dhe stil koreografi Budlla zhvendos situatat koreografike ne menyre te cuditeshme duke e kthyer ne atmosfere gezimi se e tille eshte dhe jeta….disa te rinj qe luajne dhe bashke me to dhe vajzat e huaja duke treguar integrimin e ketyre te rinjve shqiptare me boten tjeter te vajzave te huaja qe u ben pjese e bashkejeteses per nje jete te re e te bukur te mbushura me endra .Dueti Lulebore ishte nje konkretizim i kesj dashurie ku plastika trupore dhe gjetjet koreografike u priten shume mire te publiku qe e duartrokiti ciftin intepretues Blloshmi-Bentz E gjith kjo pjese e dyte evidentoi nje rol te rendesishem qe koreografi Budlla mundet ta zgjeroj dhe ta konkretizoi ne nje balet te plote jo vetem ne shqiperi por jashte saj pasi potenciali koreografik ne stilin modern danc eshte nje stil shume te vecante dhe te ngjizur me shume profesionalizem,Dallandyshet ngriten nje fole te artiit koreografik modern te tjere dallandyshe do te presim mbase ne vitet e tjera pasi ato jane te shumte por me shpresen se foleja e vertet e ketyre dallandysheve duhet te jete skena e Teatrit te operas dhe baletit pasi ne pallatin e kongreseve vetem vendet ishin te garantuar mbi 2000 te tille por ambjentet e tjera dhe baza ndihmese si ndricimi fonia dhe skena linin per te deshiruar per evenimente te tilla qe jane te rradha ne shqiperi…….
*Pedagog-Koreograf