Robert Budina, thirrje artistëve: E vetmja mënyrë për të shpëtuar teatrin… 

I ftuar në emisionin Kolaudim në IN TV, regjisori dhe producenti i njohur shqiptar, Robert Budina, ka folur për problemet lidhur me Teatrin Kombëtar, një problem i cili ka revoltuar një pjesë të madhe të artistëve.

Sipas tij çështja e teatrit është një çështje shumë e komplikuar që i ka bazat shumë të hershëm. Regjisori theksoi se qëllimi i qeverisë nuk është të ndërtojë teatrin, por qëllimi është të ndërtohet dhe mjeti është Teatri Kombëtar.

Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e madhe sipas Robert Budinës, sepse ai teatër është një pasuri kombëtare e të gjithë shqiptarëve.

Gjithashtu gjatë emisionit Kolaudim, producenti Robert Budina u shpreh se kinemaja është 20 vite para teatrit.

“Kinemaja shqiptare vinte nga një periudhe diktatoriale, njerëzit që ngelën aty, Gjergj Xhuvani, Fatmir Koçi, Besnik Bisha etj, ndenjën dhe patën vizionin për të bërë një ligj për kinemanë që i përshtatej vendeve tjera, ndërkohë që ne jemi mësuar me një kohë diktatoriale. Ata brenda një kohe lemerisht të shkurtër u ftilluan bënë një ligj dhe mblodhën njerëzit që merren me këtë punë dhe bënë ligjin dhe ky ligj vlen edhe ky ligj prej 20 vitesh funksionon pra kinemaja është 20 vjeçe teatri 0 vjeç”, u shpreh regjisor Budina.

Sipas tij shkak për këtë gjë kanë qenë njerëzit në teatër që nuk kanë ditur të ushtrojnë presionin e duhur madje sipas tij edhe ata që kanë dashur ta bëjnë ligjin kanë dashur ta përshtatin pak për vete dhe këtë e ka shfrytëzuar politika dhe e ka lënë në mes të rrugës.

Regjisori u shpreh se këtë të keqe nuk e sheh te politika, por tek artistët. “Dun me e nda mendjen të kenë një terren të barabartë të punojnë të gjithë? Për këtë duhet të ulen të gjithë ku janë e ku sjanë  të bashkohen”, u shpreh Robert Budina. /INTV/

https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1791587404233293/

SHKARKO APP