Rohani, nip i Kontit Apponyi

Me rastin e vdekjes së diplomati austriak dhe ish-negociatorit për statusin e Kosovës, Albert Rohan, Telegrafi sjell në kujtesë shkrimin e botuar në të përditshmen “Lajm” më 2006, për lidhjet e tij të gjakut me mbretëreshën Geraldine.

Lulzim Mjeku

Zëvendësi i të emëruarit të OKB-së për ndërmjetësim në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Albert Rohan, duket se përveç emrit nga gjyshi i tij, Konti Albert Apponyi (1846-1933), ka trashëguar edhe ekspertizën për Ballkanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyshi i tij nga vija e nënës është pjesëtar i familjes së njohur aristokrate hungareze Apponyi. Konti Apponyi ka qenë 53 vjet aktiv në politikë, si anëtar Parlamenti, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe Ministër Arsimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Oratori më brilant i kohës, Konti Apponyi, pas Luftës së I-rë Botërore ka përfaqësuar disa herë Hungarinë në Lidhjen e Kombeve. Duket se ndërmjetësi Rohan, i lindur tre vjet pas vdekjes së gjyshit të tij Kontit Albert Apponyi, jo vetëm që trashëgoi emrin e gjyshit, por i përngjan për nga dija e gjuhëve të huaja. Rohan zotëron anglishten, frëngjishten, spanjishten. Gjyshi i tij një monarkist, ka folur rrjedhshëm dhe me elokuencë, anglishten, ndërsa në konferencën e Versajës, si kryesues I delegacionit të Hungarisë përdori me mjeshtri pesë gjuhë.

Ambasadori Rohan në vitet 1966-1968 ka shërbyer në Ambasadën e Austrisë në Beograd. Më vonë ai ka shërbyer në ambasadën në Londër, Argjentinë, Uruguai dhe në Paraguai. Është autor i librit: ”Diplomati në periferi të politikës botërore”, botuar në vitin 2002.

Gjyshi i maternal i ambasadorit Rohan, Konti Albert Apponyi, vinte pra nga familja aristokrate Apponyi prej nga vinte edhe bashkëkohësja e tij Kontesha Geraldine Apponyi, e cila u kurorëzua me Mbretin Zog në vitin 1938. Miqësia vazhdon edhe sot. Rohan njihet me Princin Leka I dhe marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të lartë të miqësisë. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?