“Rrënjët e shpirtit tim” të Prof.As.Dr. Agron Agollit

Nga Besni Bedollari –
Është traditë dhe kënaqësi, kur shkrimtarët dhurojnë librat e tyre me njëri-tjetrit. Por kënaqësia më e madhe është kur librat e Profesor Agronit të mbërrijnë në dorë. Një intelektual i mirëfilltë që mban grada shkencore dhe gjithë vëprimtarinë e jetës e ka pasuruar me veprën e tij në studime, dispenca, literaturë dhe punë të udhëhequr pedagogjike. Por një shpirti lirik çuditërisht në antitezë me uniform e tij e bën atë një njeri të gjithanshëm dhe mbushur me ndjenja të thella poetike. Ato ndjenja që e rinojnë dhe e burrërrojnë në shpirt duke mos e njohur plakjen dhe e shtyrë tej në kohë. Përsos jetës ushtarake gjinia e tij letrare fillesat i ka që në vitin 1976 ku prezantohet me botimin e parë, duke pasur sot në krijimtarinë e tij, por jo vetëm, mbi 10 botime në poezi, prozë dhe në fushën studimore. Vjen mes nesh me botimin e fundit “Rrënjët e shpirtit tim” (Studime, analiza e vlerësime). Me një kopertinë sa të bukur aq dhe domethënëse deri metaforike. Ai rrap i moçëm i shtrin rrënjët thellë në tokë, ashtu si dalin nga thellësia e shpirtit kujtimet, mbresat dhe gjithë aktiviteti jetësor të një njeriu që ka ditur ta mbushi jetën e tij me motivin e të jetuarit dhe jo të një cikli kalimtar biologjik. Natyra e krahinës dhe fshatit ku lindi i dha vesën e mëngjesit, ujin e burimit të ftohtë, këngën e bilbilave, freskinë pranverore, aromën e gjelbërimit të paanë, shushurimën e pyjeve madhështorë, tingëllimën e zilkave dhe këmborëve të bagëtive, gurgullimën e ujit që zbret përroit dehur tatëpjetës. Janë këto magji të natyrës dhe vendlindjes që e ndjekin poetin dhe shkrimtarin tonë çdo ditë të jetës. Ato ia mbyshin shpirtin si mbushen luadhet në maj nga shumëllojshmëria e luleve plot aromë dhe i veshin kostumin e njeriut të dashur, popullor, të qeshur, intelektual dhe të palodhur. Ai ngre kalanë e mirënjohjes për këdo me themele të forta që s’u tremben stuhive, betejave apo erozioneve të kohës. Sepse kështu di ta ndërtojë jetën gorari, duke bërë që krahina e tij mos jetë një provincë e vogël diku në një cep harte, por të njohur jo brenda kufijve të atdheut, por dhe jashtë saj. Dhe përsëri ai mbetet gorar dhe aty thith pjalmin e kujtimeve. Njeriu që imponon respekt dhe dashuri. Damarët e tij depërtojnë thellë gjirit të ngrohtë gorar. Ata i shtojnë dhimbjen, ëndërrimet, dashurinë, kujtimet për tokën e bukur ku lindi. Pragu i shtëpisë ku nisi stacionin e parë për një udhëtim të largët që do e çojë drejt majave. Ato maja që dinë t’i ngjitin vetën vetëranët e lartësive. Por njerëzit me synime, objektiva dhe pasion e venë në punë gjithë motorrin e jetës, duke kalitur gjithë inteligjencën e tyre dhe rrëmbyer çdo ditë nga koha. Dhe kohën nuk e lënë të flasi apo endet kuturu dhe pa orbitë, por i japin shpërblimin e vlerës që meriton. Agroni e ka kapur trenin e kohës dhe e ka drejtuar atë për në destinacionin e duhur. Student, mësues, ushtarak i lartë, konsull nderi, pedagog, shef katedre, udhëheqës i temave shkencore, poet, baritor e baladik, publicist, nderi i krahinës, personalitet i shquar, mbrojtës i gradave ‘doktor shkencash’ dhe ‘profesor i asociuar’. Ja ky është gorari i mirë dhe intelektuali i mirëfilltë që i ka shërbyer me devotshmëri atdheut dhe rritur respektin me thjeshtësinë e tij duke u rrethuar me plot shokë e miq të mirë. Sepse njeriu nuk lind i tillë, por bëhet në jetë. Në do ta njohësh profilin e Agron Agollit mjafton të lexosh librin “ Rrënjët e shpirtit tim”. Aty gjen historikun e krahinës së Gorës dhe kapedanët e saj gjatë luftimeve me pushtuesin e huaj, pra vlerat historike të krahinës. Do të gjesh vlerësime dhe analiza të ndryshme për vepra dhe botime të shkrimtarëve gorarë dhe më tej. Vlerësime dhe oponenca të veprës së autorit bërë nga kolegë, studiues dhe miq të shumtë. Promovime librash, por dhe in memoriame të shokëve dhe miqve të tij të jetës që sot nuk jetojnë. Nuk janë të pakët miqtë dhe fjalët e tyre që mbushin gjerdanin e vlerësimeve dhe konsideratave të larta për mikun, kolegun, petagogun dhe prindin e tyre. Shohin njeriun sesi edukohet në jetë, si di të vjelë të mirën dhe virtytin, të hedhi hapat e sigurt…

SHKARKO APP