RTSH s’pyet: ”Hajde flasim për ngacmimet seksuale në TV shqiptare”

Ky ishte padyshim viti ku u fol më hapur e më shtruar për ngacmimet seksuale në Hollywood. Shumë gra të famshme dhe jo vetëm treguan për rastet ku u ndeshën me të tilla situata. Të gjithë e lexuam çfarë u bë nëpër botë, ndërkohë që askush nga figurat publike në vendin tonë nuk foli për një eksperiencë të tillë.

A thua se këtu, asnjë gruaje në karrierë nuk i është thënë një fjalë apo nuk i është kërkuar diçka në këmbim.

Në mbrëmjen e mbërmshme të festivalit të këngës në RTSH, drejtuesi Adi Krasta propozoi të flitej për temën e abuzimeve seksuale. Ai iu drejtua bashkëprezantueses, gazetares Jonida Shehu duke i thënë:

“Të kanë ngacmuar ty Jonida?”

”Tani që po më pyet po mendoj që m’u bënë 16 vite në televizion, nga një shef apo shefe në një tjetër dhe asnjë ngacmim. Mua s’më ka ndodhur diçka e tillë ama një koleges time po dhe e kam traumë. Në fillim të punës time, kolegia pati një situatë të tillë, që më tronditi.Imagjino te isha në vendin e saj! Ajo e bërtiti si ngjarje, e foli por e pushuan nga puna”,-tha Jonida.

SHKARKO APP