Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë modelet origjinale

Të mbash gjallë traditën e punimit të kostumeve është mjaft e vështirë. Artizania gjirokastrite Lizeta Hatika, prej 20 vitesh është munduar të ringrejë një traditë që është duke u zhdukur në Gjirokastër.

Së bashku me bashkëshortin, ajo krijon dhe punon veshje tradicionale të zonës, duke i qëndruar fanatike elementeve origjinalë, të cilët shpesh i nxjerr nga librat, pasi në qarkullim nuk ka më ekzemplarë kostumesh origjinale.

Hatika tregon se kostoja e lartë bën që të mos ketë shumë blerje të kostumeve, por janë rritur kërkesat për marrjen e tyre me qira në raste eventesh të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kostumet popullore origjinale mbeten mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Gjirokastrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?