Sa ja vlen të investosh në art? Krahasimi me arin dhe “tullat”

Edhe pse arti ka qenë gjithmonë i shtrenjtë, për kryeveprat ka gjithnjë para të gatshme për blerje. Vlerën e artit nuk e bën çmimi sikurse mund të mendojmë ndonjëherë, por vendi i tij në kohë për vëzhguesin.

Përveç të qenurit një investim për pasion për koleksionuesit dhe biznesmenët, arti mbetet një aset kolektiv dhe identiteti për t’u mbrojtur dhe vlerësuar.

Arti është kaq shumë gjëra së bashku: ’Është plagjiaturë apo revolucion’, shkruante Paul Gaugin (piktor francez).

Sikurse dihet, tregu i artit është jo likuid, duke paraqitur kështu nivele të riskut shumë të vështira për t’u monitoruar dhe udhëhiqet nga një rreth shumë i vogël njerëzish. Arti nuk mund të konsiderohet si ndonjë instrument tjetër financiar sepse “koha” e saj nuk e lejon atë.
Vlera e saj nuk përcaktohet vetëm nga faktorë të brendshëm (autori, periudha, unike, lënda, madhësia, gjendja e ruajtjes, atribuimi, origjina, publikimet dhe kritikat), por edhe nga elementët e jashtëm të ndryshueshëm si sheshi i ofertës, shpejtësia e këmbimit, metodat e shitjes, rregullimi fiskal dhe e drejta për qarkullim, shija e momentit dhe likuiditeti në tregjet financiare. Të qenit i informuar mirë është thelbësore.

Trendi i momentit në artin pamor janë pikërisht periudhat e pas luftës dhe ajo bashkëkohore, të pasuara nga arti i 1900 dhe ai modern.

Risku më i madh?

Është e qartë se ata që zgjedhin të diversifikojnë pasurinë e tyre me këtë lloj aseti duhet t’i kushtojnë vëmendje veprave fallco (konfiskimet më të fundit të Modigliani-t zbulojnë orkestrimin që shpesh ndodh prapa një vepre të rreme).

Si qëndron në treg arti kundrejt arit dhe pasurisë së patundshme?

Veprat e cilësore dhe me vlerë në tregun ndërkombëtar kanë arritur të ‘mundin’ tregun e pasurive të patundshme, ndërkohë që nuk e kalojnë për fare pak vlerën e arit. Nëpërmjet jo vetëm ekspozitave dhe shtëpive të ankandit, por tashmë tregu i artit është shtrirë dhe në platforma të tjera si ajo në rrjetin online duke e zgjeruar mundësinë e tregtimit të këtij lloj ‘malli’ edhe më gjerë.

Burimi: Il sole 24ore / Scan

SHKARKO APP