Sanije Balazi, mjeshtra e veshjeve të Çeremenikës
Në një shtëpi të thjeshtë, në fshatin Funarës mes maleve të Cermenikës në zonën e Elbasanit, nënë Sanije Balazi, 76-vjecare, qëndis prej 50 vitesh kostume shumëngjyrëshe popullore. Nga duart e saj janë qendisur me durim e me një fantazi të jashtëzakonshme dhjetëra e dhjetëra kostume popullore te zonës për vajza e nuse, paja e çdo gjë që lidhet me traditën e kësaj zone. Mbesat e saj janë krenare për gjyshen dhe pasuria që ajo u ka lënë por ata mendojnë që herët a vonë të nisin dhe një biznes me këtë mrekulli.