Sebastian Gorka dhe Avni Delvina
Nga Dritan Kaba –
Te tralle jane artiste te tille si Avni te Delvina. Arti i tij eshte i jashtezakonshem. Nje krijimtari e cila vjen ndryshe, me plot emocione. Ketu nuk dua te flas per pikturat e tij te jashtezakonshme nga portretet, tek peisazhet, por per kete gjini shume te veçante, qe vetem artiste si ai mund te nderthurrin disa komponente artistike per te sjelle nje veper.
Pergjegjesia e larte qytetare e pershkruan vepren e Avniut. Nje luftetar per idete e tij. Nje krijues i palodhur, i cili buron veç pune, qe pasojne njera tjetren. Nje ekspozite gjigante kushtuar Presidentit Donald J. Trump, tek ekspozita e jashtezakonshme kushtuar qendreses se Teatrit. Qindra pune vetem ne keto vitet e fundit. Nese do te rreshtosh ngjarjet, karakteret, betejat e patrioteve shqiptare mjafton te grumbullosh veprat e tij dhe si nje liber historie do te shfaqen ngjarjet e ketyre viteve.
Sot krijimtaria e tij u vleresua edhe nga z. Sebastian Gorka, ish asistent keshilltar i Sigurise i Presidentit Trump, ish keshilltar i Kryeministrit Orban, nje analist i jashtezakonshem i sigurise. Nje luftetar kunder terrorizmit, nje analist gazetar, i cili sot drejton nje emision te jashtezakoshem radiofonik. Nje nga kontributoret e Fox News.
Nje fill i padukshem i lidh te dy. Te dy te larguar nga sistemet komuniste te vendeve perkatese Shqiperi dhe Hungari. Te dy pasardhes te denje te familjeve te tyre, qe kane luftuar per demokraci dhe liri ne vendet e tyre. Babai i Gorkes eshte nje nga drejtuesit e Revolucionit Hungarez te vitit 1956 dhe familja e tij eshte krijuese e shtetit te ri hungarez ne 1920. Po keshtu edhe Avni Delvina, rrjedh nga familja e te madhit Sulejman Delvina, kryeministrit te dale nga Kongresi i Lushnjes. Firmetare te pavaresise, themelues te parlamentarizmit, i pari kryeminister me seli ne Tirane. Familja e Gorkes i iku per t’i shpetuar represionit komunist pas pushtimit nga Ushtria e Kuqe te Hungarise. Ndersa Avniu eshte nga te paret qe thyen murin e ambasadave dhe nga te paret qe dha interviste tek VOA kunder regjimit komunist.
Te dy kane shume te perbashketa, por njera eshte qe i bashkon shume, lufta e tyre e panderprere ndaj komunizmit, leftizmit dhe sunduesve globale. Ata jane te pandare ne idete e tyre dhe luftojne çdo dite per to.