“Secili çmendet sipas mënyrës së vet”,

Nga Jak Rrozhani /

Lezha është mjedisi për të shijuar dhe promovuar letërsi. Kështu ndodhi edhe me promovimin e vëllimit të tretë të romanit (Botimet Fishta) “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, me autor, shkrimtarin dhe dramaturgun e njohur Stefan Capaliku. Promovimi i bë në sallën “At Gjergj Fishta”, në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta” Lezhë, me moderimin perfekt të Suela Balës, duke e vlerësuar këtë roman si kumt letrar, real e jetësor, që komunikon mirë me lexuesin. Të pranishëm në aktivitet ishin, kolegë, miq, poetë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, të institucioneve etj, të cilët vlerësuan krijimtarinë në vite shumëplanëshe të autorit Stefan Çapaliku. Një vepër e pastër, që mbart dhe përçon një kumt letrar me komunikimin e gjerë 25 vjeçar të këtij autori në dramë, letërsi, regji filmi e teatri, ku në thelb: secili çmendet sipas mënyrës së vet, duke rrëzuar tabutë , shoqëruar edhe me pamje të dy kohëve me videoprojektor atë çfarë trajton në brendi ky roman i arrirë. Sipas autorit të mirënjohur shkodran Stefan Çapaliku , me falënderime për pjesëmarrësit dhe fjalët e mira që u thanë për të, letërsia shkruhet thjesht dhe u dedikohet njerëzve të vegjël, duke thënë jetën e vet interesante si vetë bota. Një libër i mirë, është ai që lexohet lehtë, e shijon, ndjen kënaqësi dhe të mbetet në kujtesë për mesazhin që përcjell. Shqiptarët kanë nevojë t’i kthehen leximit, theksoi autori Çapaliku, me nda e përçu mendimet e veta. Vëllimi i tretë i romanit “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” , i autorit Stefan Çapaliku, rrëfen ngjarjet e ndodhura pas ‘90, në periudhën 1991-1997, ku jemi vetë dëshmitarë të atij realiteti, që solli ndryshime të mëdha, por që shkaktoi plagë sociale. Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin se:Liria punon. Ne ishim aty të pranishëm, si pjesë e ndryshimit e për tu tregu brezave për ngjarjet e ndodhura. Pasi ky roman i arrirë, me mjeshtërinë e autorit Stefan Çapaliku, tenton të thotë të vërtetën, aktualen dhe të komunikojë me lexuesin e tij. Krijimtarinë e pasur e me nivel të lartë të autorit Stefan Çapaliku, e ka vlerësuar botuesi i Entit Botues Poligrafik “Gjergj Fishta” Lezhë, Frano Kulli, duke u shprehur: se botojmë atë vepër që na bën të jesh i denjë e me cilësi të lartë si ky roman e krijimtaria e autorit Stefan Capaliku. Ndërsa zv/kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, dashamirëse dhe mbështetëse në punën me librin, duke vlerësuar këtë roman dhe tërë krijimtarinë e pasur letrare dhe shumëplanëshe të autorit Stefan Cepaliku , do ta vlerësonte:Të shkruash është bekim, ku shprehen përjetimet, nostalgjitë, ku thuhet e vërteta dhe arrihet komunikimi me lexuesin, përmes magjisë së fjalës.

SHKARKO APP