Selenica në çdo stinë…

Rreth librit të autorit: Agim Jazaj …

Nga:  Gëzim Llojdia

Te vëllezrit e një gjaku, u bë i shtëpisë Vlonjaku…

1.Publicistika e krijuesit Agim Jazaj, përfshinë një hark kohor gati 50 vjeçar. Filluar te gazeta lokale ”Zëri i Vlorës”, qysh në vitet ’70 të, shekullit të shkuar, ai mbetet një ndër të vetmit, madje “mohikani i fundit” gazetar tradicional,që ka trajtuar në çdo regjim dhe në çdo kohë problemet, që banorët e kësaj treve në jug, kanë hasur shpesh nga administratat. E kam njohur në përfundim të viteve ‘70, ndër redaksitë e gazetave një njëri të thjeshtë, mirëpo tepër punëtorë i medias, që lëvron mjaftë mirë reportazhin, që punon me lajmin dhe sidomos me komentet, apo opinionet, janë fusha e tij e preferuar. Nëse publicistika gjykohet se është vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant, thotë një studiues, studiuesja, por njëkohësisht edhe më problemori, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër. Autori Agim Jazaj ka kaluar shpesh nga publicistika në poezinë popullore edhe me disa botime poetike, që në jug dallohet për humorin e hollë, gati finë. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që ka në themel parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalore. Agim Jazaj është pikërisht në këtë fushë ku dominon me shkrimet e tij interesante. Publicistika letrare e autorit: ”Me Selenicën” mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesantë botuar së fundi nga bashkia e qytetit të Selenicës në jug. Çfarë vrehet re në këtë botim publicistikë? Ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirt, të këtij autori. Ky botim ta ka ënda të rilexosh, shfaq qysh në fillim befasi në mënyrën e trajtimit të temav, si dhe në mënyrën e të shkruarit. Tre shkrime që prekin gjenezën tone, apo ku kërkohen rrënjë të historisë? A. Jazaj në të vërtetë ka një penë që buron. Për çudi pena e tij nuk mbetet asnjëherë e zbraztë. Më duket se gjen një varg tepër i pasur, por i thellë. Të tre temat kanë gërvishtur palcën. Ka ende mjegullinë të kalitura në hapësirën ballkanike për çështjen e gjenezës. A. Jazaj sjell fakte duke bërë citimin nëpër dokumentet bazë, që vërtetojnë këto teza. Ndoshta njohurit e të shkuarat, tema e mbrojtur, etj i ka dhënë ndihmesë për të krijuar disa shkrime të cilat nuk bëhen as të mërzitshme dhe nuk përsërisin as studiuesit e tjerë të kësaj fushe. Kjo tregon mrekullisht, stilin e veçantë të këtij autori. Në këtë kuadër ka shumë shkrime kushtuar Kosovës. Janë ose mbresa, ose shkrime historike. Të shkruar në përvjetor, ose në raste tubimi për çështjen Kosovës. Këtu zbulohet jo vetëm mjeshtëria në të shkruar, por gjetja e faktorëve që shpunë në një Kosovë të pavarur.

2. “Të vëllezërit e një gjaku,u bë i shtëpisë vlonjaku “. I gjithë ky shkrim, ka një kushtim të rëndësishëm, një personaliteti i shquar, mirëpo pak i njohur si: Xhemil Sherif Çela. Lindur në Gjorm, në vitin e largët 1910, u shkollua te: “Harri Fullci”, më tej në gadishullin e çizmes në Itali. Autori sjell një rrjedh të kronologjie ngjarjesh si, kapitullimi fashist bënë, që qeveria shqiptare ta dërgojë si sekretar i MPB në Kosovë, zv.prefekt, prefekt e më vonë deri dhe deputet i Dragashit. Kur transferohet në Prizren si prefekt ka edhe një këngë; ”Te vëllezërit e një gjaku/ Në çdo vatër kosovare/ U bë i shtëpisë vlonjaku/ Dhe ka mbetur në thesare…Nazistët kur shkuan në Kosovë e kanë dërguar pa hezituar në një kamp përqendrimi: në Mathauzen, për çudi kthehet në vitin 1945 në atdhe. Thuhet se qeveria e kohës nuk i afroi punë, u punësua te: ”UNRRA” dhe për 26 vjet shkruan autori, punoi nëpër shkolle, në auditor universiteti si ai i Tiranës etj, me detaje autori jep të dhëna historike dhe rrëfime interesante si janë festimi i përvjetorëve të pavarësisë në Kosovën e

3. Një shkrim botuar në një të përditshme shqiptare i kushtohet heroit të luftës së 1920, figurës legjendare, Kanan Maze. Nëpër sokakët e Vlorës, në rrugët, që të shpien në krahinën e Kudhës-Grehotit, në fshatin Shkoze e në gjithë shtigjet shqiptare, në faqet e historisë, stendat e muzeve, në shpirtrat dhe mendjet e njerëzve te orientuar kumbojnë vargjet e hershme për bijtë, luftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë, të gdhendur nëpër këngë, të ruajtur për jetë e mot në sepetet e motshme, në memorien kombëtare, të kënduara në vatrat shqiptare…thotë krijuesi A. Jazaj dhe më tej vijon: ”Kush bën për vendin e tija/ Të mban shënim historia/ Kanan Maze Labëria….Më 4 qershor 1920, u nisën nga qafa e Ploçës, për të sulmuar forcat pushtuese të dislokuara në Kotë. Në orën 03 të mëngjesit luftëtarët trima të çetës së “Kudhesit” u hodhën në sulm me thirrjet e tij: “Përpara shok, na kanë zaptuar vatanin”. Në këtë betejë Rrapo Çelua dhe Kanan Maze, drejtuan me zotësi të pa shoq, aksionin luftarak, arritën fitore të pashembullt. Në këtë betejë, përleshje të përgjakshme, plagoset rëndë në nofull: Kanan Maze. Plaga i rridhte, nuk i ndalej gjaku, por nuk e ndalte as luftën trimi, komandanti legjendar.

4. A. Jazaj është një mjeshtër i përkryer i gdhendjes së portreteve, sidomos disa figurave të letrave shqipe. Një ndër to është figura e poeti; Dritëro. Në thelb nuk njihej, ende nuk njihet kaq mire. Ndriçimi i këtij personaliteti nuk bëhet me gjuhët e zjarrta të diellit. Por shkoqur autori na rrëfen me portretin e poetit një vit pak ikjes. Njerëzit e mëdhenj i përshkon urtësia. Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Autori na sjell në kujtesën tonë,veprën e  poeti të një mendimtari të urtë .Ja si e përshkruan autori: Drithëro Agolli iku, por mbetet. Dhimbja e thellë ka pikëlluar mbarë kombin shqiptar për humbjen e kolosit të Letrave shqipe, gazetarin, shkrimtarin, poetin, publicistin, skenaristin, politikanin vizionar, Njeriun e skalitur dhe të selitur: Dritëro Agolli. Ai s’ishte larguar nga bota e të gjallëve, por jeton dhe do të jetojë mes të gjallëve, edhe në brezat që do të vijnë.Figurat shoqërore të kohës për A.Jazaj ka një shikim gjithmonë nga drita. Figurat historike në thelb, ruajnë dritëzën si bardhësi në portretet e tyre. Gdhendjet apo sjellja e fakteve dhe dokumenteve mbetet palca për publicistikën e shkruar. Autori i përdor drejt faktet në shërbim të personaliteteve. Kjo është mjeshtri në artin e të shkruarit, ngjarje, që kanë vepruar shekuj më pare, sillen me vërtetësinë e një krijuesi, të një shkrimtari të afirmuar në letrat shqipe. Ashtu si shumë krijues të mirëfilltë të letrave shqipe të cilët lëvrojnë herë pas here publicistikën edhe autori ka arshivuar shumë ngjarje e dokumente, ndërkohë që “pika e vlimit” ka arritur gradacionin e sipërm, krijuesi me shumë përvojë gazetareske ka derdhur gjithë këtë përvojë në një botim publicistikë.
Figurat e shquara përshkohen nga një ëmbëlsi, që nuk duket, por që kuptohen shkarazi. Në publicistikën e autorit janë kapur detaje për njerëzit e shquar të kohërave. Kapituj të tërë më vete janë, për katundet, që përfshinë bashkia Selenicë. Reportazhe për Amonicën, apo Ploçën e sotme që do të thotë Plloçë, dikur, Amantia e qytetërimeve tona ilire,Treblova rruga e një fshati, Sevaster,Kudhës Gerhoti, Selenica e pasurive nëntokësore, ari i zi i nëntokës tonë të vuajtur,Vajza vendlindja e  heroit; Perlat Rexhepi, autori thotë: “Pyeta Labërinë e ku është Perlati”, Drashovicë bëhet festimi…Dushkaraku etj, përshkrime interesante të ciklit reportazhe. Një zë më vete është lufta kundër korrupsionit dhe dallavereve të administratës së sotme, të cilat pa dashur të kujtojnë të famshmen poezi të Ali Asllanit: ”Dallavere nëpër zyra”…Ç’letër apo pergament kaq gjigand ruan kështu mesazhet e paprishura, që ne hedhim çdo ditë në letër? Mesazhet sot kanë një urë të madhe digitale komunikimi. Autori ka përdorur edhe  gjuhën e folur të mesazheve, që u ka dërguar, apo i kanë dërguar lexuesit pas çdo shkrimi të publikuar. Madje mesazhet përbëjnë pjesën më të lexueshme. Janë spontan. Me ngarkesë emocionale. Autori futet fuqishëm edhe në këtë gjini, duke treguar jo vetëm talent, por vullnet dhe si gjithmonë mbetet i paepur për të përshkruar këtë rrugë të nisur, në një gazetë locale, 50 vjet më pare, ndërsa sot konkurron nëpër mediumet e Tiranës. Publicistika e këtij autori edhe në këtë botim tregoi; se kjo gjini nuk është thjeshtë një kronikë ngjarjesh, por një formë e veçantë rrëfimi tregoi me këtë, të formave të pasqyrimit e të mjeteve shprehëse të publicistikës.

SHKARKO APP