Shёn Nënë Tereza në përkujtim të atyre që na thanë lamtumirë: Vdekja ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor

Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin, Vdekja për ta gjetur, Amshimi për ta shijuar për gjithmonë. Nënë Tereza: Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin..

Mё 2 nёntor përkujtojmë të gjithë besimtarët e vdekur, Kisha, shtegtare mbi tokë jeton dhe shpreh, përmes Liturgjisë Shenjte, hallkën shpirtërore që e bashkon me Kishën qiellore. Kremtimet fetare të këtyre ditëve na ndihmojnë të thellojmë dy nga të vërtetat themelore të fesë së krishterë që besojmë: “Shoqërinë e Shenjtërve dhe të ngjallurit e korpit”.

Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin,
Vdekja për ta gjetur,
Amshimi për ta shijuar për gjithmonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nё kёtё ditё veçantё qё pёrkujtojmё tё vdekurit dhe i lutemi Zotit tё Jetёs sё Amshuar pёr ta, duam t’i kujtojmë fjalёn e Shenjtës shqiptare, Ganxhe Bojaxhiut – Nёnё Terezёs, e cila ndërroi jetë më 5 gusht 1997, mbi “Vdekjen”, qё sipas mёsimit tё krishterë ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor, siç e priste edhe shenjtja shqiptare që kur ishte gjallë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vdekja – thoshte Nënë Tereza – është kthim në shtëpi; e megjithatë, njerëzit kanë frikë nga ç’mund t’u ndodhë e, atëherë, nuk duan të vdesin. Nëse nuk e shohim vdekjen si mister, atëherë kemi frikë të vdesim. Ekziston edhe brerja e ndërgjegjes: ‘Ndoshta mund të bëja diçka më të mirë’.

“Gati gjithmonë, njeriu vdes ashtu siç ka jetuar.

Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin.

Çdo fe beson në amshimin, në një jetë tjetër. Kjo jetë nuk ka ndonjë fund të përcaktuar: ata, që besojnë se jeta mbaron përgjithmonë, e kanë frikë vdekjen. Nëse këtyre njerëzve do t’u shpjegohej mirë se vdekja s’është tjetër, veçse kthim në shtëpinë e Zotit, nuk do të kishin më frikë”.

(nga “Madre Teresa – meditazioni per ogni giorno dell’anno liturgico”, botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))
R.SH. / Vatikan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?