Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shën Rroku, pajtori qiellor i fshatrave të peshkatarëve, Shirokës, e buzë Liqenit të Shkodrës

Kultura E premte, 16 Gusht 2024 12:56
Shën Rroku, pajtori qiellor i fshatrave të peshkatarëve, Shirokës, e buzë Liqenit të Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 16 gusht kalendari kishtar përkujton Shëna Rrokun, shtegtar e mrekullibërës. Shën Rroku është një nga shenjtërit më popullorë të Kishës katolike. Kulti i nderimit të tij nisi të përhapej në mënyrë të jashtëzakonshme në Evropë në fillim të shekullit XV.

Në këtë kohë Kontinenti i Vjetër rënkonte nën peshën e tmerrshme të sëmundjes së murtajës. E te shën Rroku, ndërmjetësues pranë Zotit për ata njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje e në përgjithësi nga plagët e ndryshme, Evropa e asaj kohe gjeti shpëtimtarin e vet,

Mund t'ju interesojë

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë ndër vite

“Akullthyesit” pushtojnë skenën e “Skampës”, Elbasani mirëpret grupin që bëri jehonë nd...

12 Tetor 2026, 11:44

Jetëshkrimi i shën Rroku, shtegtar, është plot me ngjarje legjendare. Lindi në Montpellier të Francës, ndërmjet viteve 1345 e 1350 e vdiq shumë i ri jo mase 32 vjeç në Voghera ndërmjet vitit 1376 e 1379. Pasi shpërndau të gjitha pasuritë ndërmjet të varfërve të qytetit (Montpellier), u nis për shtegtim drejt Romës. Gjatë rrugës mbeti i tronditur nga shkretimi që kishte shkaktuar murtaja.

Swiss Digital

Urtia njerëzore i thërriste që të largohej me vrap nga ajri i molepsur i Italisë. Po samaritani i mirë nuk u frikësua nga sëmundja vdekjeprurëse. Kështu shën Rroku vendosi t’u shërbente të sëmurëve në lazaretet vendase. E aty me ndihmën e Hirit të Zotit kreu shërimet e para të mrekullueshme.

U nis për Romë, duke u ndalur vazhdimisht kudo që ndizej një vatër e re e sëmundjes. Veproi kështu në Cezena e pastaj në Romë. Këti shëroi një kardinal, i cili pastaj e paraqiti te Papa. Edhe në Romë, shën Rroku u bë i përmendur për vepra të dashurisë së krishterë. Nga Roma u nis për në Italinë veriore, duke kaluar nga Rimini, Novara e Piacenza.

Në Piacenza u prek nga sëmundja. Lunga e tmerrshme plot qelb që iu hap në njërën këmbë, e pengoi të vazhdonte veprimtarinë e vet në ndihmë të të sëmurëve nga murtaja. U largua nga qyteti, në drejtim të brigjeve të Lumit Po, në kërkim të një vendi të shkretë, për të vdekur në vetmi, pa iu bërë barrë askujt.

Në ikonografi, Shën Rroku paraqitet shpesh i veshur si shtegtar, me një qen që i rri pranë. Qeni mban në gojë një bukë…Paraqitet kështu, sepse në kohën e sëmundjes, shën Rroku jetoi i izoluar në një kasollë në brigje të lumit. U ushqye me bukën që i sillte çdo ditë një qen rrugësh e shoi etjen me ujin e një gurre që shpërtheu mrekullisht nga toka pranë vendit ku ngrihej kasollja vetmitare.

Në këtë strehim e gjeti patrici Gottardo Pallastrelli, i cili e mori në shtëpinë e vet, ku u kujdes për të deri sa u shërua plotësisht.

Shën Rroku i shëruar u largua nga Piacenza. Vazhdoi shtegtimin drejt veriut, por, si arriti pranë “Liqenit të Madh (Il Lago Maggiore), e ngatërruan bagimisht me një spiun i cili kërkohej nga policia dhe e flakën në burg, ku vuajti për pesë vjet rresht e ku edhe vdiq i harruar nga të gjithë. U shpall shenjt ndërmjet viteve 1414-1418- Reliket e tij ruhen në Venedik.

Për nder të tij ngrihen kudo nëpër botë spitale, kuvende, kapela e Kisha. Shën Rroku është posaçërisht i nderuar në Shqipërinë e Veriut e në Kosovë, ku shumë besimtarë mbajnë emrin e tij. Është pajtori qiellor i fshatit të peshkatarëve, Shirokës, buzë Liqenit të Shkodrës, ku organizohet procesioni tradicional me këngë të përshpirtshme rreth e qark Kishës së re. Një Kishë tjetër kushtuar Shëna Rrokut ndodhet në Kosovë, në fshatin Novoselë të Gjakovës, ku gjithashtu sot kremtohet solemnisht e me përshpirtëri festa e Pajtorit Qiellor të këtij fshati të bukur.

Kanga e Shëna Rrokut

Leu në Francë për mrekulli
Rroku mbushë me hir t’Tenzot
ta ndigiojmë kët rixhaxhi
që pajtuer na doli sot.

Refreni
Amanet Shenjti Shna Rrok
lutju ti të Madhit Zot
që t’dikojë mëshirë mbi ne
e t’na mbajë me shejten Fé.

S’kje ipeshkëv as meshtár
por me zell e fort e fort,
ai që kje veç shekullár,
desht mbi tana të madhin Zot.

Refreni…

E pat fisin ai zotëni,
por me kenun me Tenzonë
s’deshti plang as deshti shpi
kushtoi vedin përgjithmonë.

Refreni…

Duel prej Francet fukara
e u nis për me shkue në Romë
Bani rrugën veç tuej kja
tuej menduemun për Tenzonë

Refreni…

I Madhi Zot gjuejti me rrëfé,
çoi murtajën në dhé të vet
Rroku, mbushë me shejtën Fé
gjithkend mbushte me gajret

Refreni…

Bani vedin krejt kurban
për me dekun për vllazní
i kërkoi Tenzot derman,
që ta hiqte këtë mëni.

Refreni…

E çoi dorën me virtyt
për me hjekë at kastigim,
e me forcë të Shêjtes Krygjë
e libroi gjith’ at’ kshtenim…

Refreni…

Kush ta ndjekë me devocion
ta ndigiojë njiket’ premtim
Shejti doret nuk e l’shon
në lëngatë as në lëngim.

Kanga këndohet në fshatin e Shirokës, pranë Shkodrës, gjatë procesionit të festës së Pajtorit

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.