“Sherlock Holmes”, alternativa juaj për një fundjavë argëtuese
Sherlock Holmes është trileri komedi për të cilin do të flasim sot në rubrikën Chick në News 24. I ftuar në emisionin e drejtuar nga moderatorja Fjodora Fjora do të jenë pikërisht regjisori i kësaj shfaqje Shkëlzen Berisha dhe aktorja kryesore Rozi Kostani, që edhe pse është një femër luan rolin e një mashkulli, atë të doktor Watson. E veçanta është se këtë herë doktor Wats do ta luajë pikërisht një femër. Regjisori Berisha thotë se personazhi i tij Sherlock Holmes ka një lidhje të veçantë me doktor Watson. Për këtë dhe shumë të tjera ndjekim intervistat.
Intervista me Rozi Kostani
-Rozi përshëndetje, është kënaqësi të të takoj në këtë sezon të ri në këtë fillim viti. Shfaqja që do të prezantohet këtë fundjavë në teatrin metropol e ka nisur rrugëtimin që vitin e kaluar dhe ka pasur dy shfaqje që janë prezantuar për publikun. Tani në një farë mënyrë jeni më të qetë dhe keni fituar rehatinë me publikun.
Po tani vërtetë po e shijojmë, ndjehemi mirë dhe duke e shijuar ne e transmetojmë edhe tek publiku. Është pikërisht ai feedback-u që ti merr pas gjithë asaj pune. Është pikërisht edhe kjo sallë që ta jep mundësinë pasi je shumë pranë më publikun.
-Ti ke një personazh kyç në këtë vepër, pikërisht doktor Watson, që kërkon një tjetër impostim nga ana aktoriale. Ne jemi mësuar ta shohim këtë po rrallë herë të mishëruara në teatër, kryesisht në opera luhet me rolin e baritonit që mund të interpretohet edhe nga femrat po në teatër?
Kjo nuk është eksperienca ime e parë, kam luajtur shumë role meshkujsh, por ky propozim për të luajtur këtë rol ishte shumë intrigues për mua dhe më joshi shumë, edhe mënyra e trajtimit që Shkëlzeni i bëri temës dhe doktor Watson është ai që i lidh të gjitha faktet dhe i servir për publikun, është një shfaqje që s’te lë fare kohe, është një shfaqje që të mban në tension sepse dinamizmi është mes fakteve ngjarjeve dhe përshtatjes, është si të shohësh një film në një teatër. Watsoni ka qenë një sfidë për mua në aspektin profesional për të shkuar drejt një figurë mashkullore, duke punuar me zërin, si dhe me marrëdhënien mes Sherlock Holmes dhe doktor Watson, shumë e kanë trajtuar si marrëdhënie homoseksuale. Ne nuk kemi dashur t’i japim këto nënkuptime. Zeni më ka thënë një gjë, do më pëlqente që publiku të të shikonte si një femërmashkull por ama Scherlock Holmes vetëm këtë s’duhet ta zbulojë dot.
-Watson në historinë e Sherlock Holmes ka një dobësi të vazhdueshme dhe ai është një mbrojtës i çmendurisë së Sherlock Holmes.
Holmes nuk është social dhe ka nevojë për Watsonin për ta ndërtuar këtë urë komunikimi. Holmes nuk mundet dot të ketë etika dhe Watsoni është balancuesi mes reales dhe asaj bote që Holmes hulumton
-Si e ke ndjerë dinamikën e shfaqjes këto ditë, sepse siç e dimë është një shfaqje triller dhe aspak e lehtë.
Befasuese shumë befasuese, sepse gjëja më e mirë në një shfaqje është kur publiku e përfton atë, pra e kuptojnë atë, pra është e frikshme kur spektatori del nga shfaqja dhe s’ka kuptuar asgjë dhe çfarë do lloj lulesh të kesh bërë t’i bien poshtë. Përftimi që publiku i bëri shfaqjes ishte një frymëmarrje. Ura e komunikimit mes aktorëve dhe publikut ka funksionuar, pra mesazhi ka arritur të përçohet tek publiku dhe ky është një sukses.
-Përse regjisorët të japin role meshkujsh, çfarë shohin tek ti?
Nuk e di duhet të pyesim regjisorët
-Cili është mashkulli më interesant që ke interpretuar deri tani?
Të mos them edhe unë atë shprehjen që të gjitha rolet janë si gishtat e dorës, nuk i ndaj dot , megjithatë meqë jam tani dhe e kam të freskët doktor Watson është një figurë e adhurueshme, sepse di të diferencojë marrëdhëniet, është pasionant, mbase kjo lidhet edhe me mua, sepse edhe unë jam një person pasionant. Doktor Watson më pëlqen shumë, është ajo pjesë ku ti plotësohesh, sepse çdo rol lë gjurmë dhe kisha nevojë për këtë gjurmë kolori.
-Si pedagoge si shkon me studentët?
Pavarësisht situatës studentet kanë ardhur në mësim, dmth jam Ok me ta, kam marrëdhënie shumë të mirë, sezoni na është shtyrë, por po punojmë për të kapur kohën.
-Keni ndonjë projekt tjetër?
Kam disa projekt propozime të cilat po i studioj.
-Po në planin regjisorial kam kohë që s’të kam parë?
Për një film po mendoj por akoma s’mund të flas, jemi ende në planin e bisedimeve
Faleminderit Rozi për intervistën dhe suksese.
Intervista me Shkëlzen Berishën
-Përshëndetje Shkëlzen është kënaqësi që ndaj me ju detaje nga shfaqja e Sherlock Holmes ku ju jeni regjisor edhe aktor. Si po të duket ajo që kishe menduar dhe kishe planifikuar me Sherlock Holmsin tënd?
Më shfaqjen e djeshme ne u ndamë shumë mirë, pavarësisht shkëputjes, sepse ne katër shfaqje i kishim dhënë në dhjetor, Sherlock Holmes nuk e humbi ritmin dhe shfaqja e fundit e tregoi këtë. Ishte shumë e çuditshme mënyra se si reagoi publiku, edhe disa momente që në shfaqjet e para nuk i kishim, mbrëmë publiku ishte i jashtëzakonshëm, shfaqja mori një tonalitet tjetër dhe në fund të shfaqjes ne u mblodhëm si trupë dhe menduar që duhet ta mbajmë mend mënyrën e mbrëmshme, që ta vazhdojmë me këtë ritëm.
-Ju keni zgjedhur një nga seritë e të famshmit Sherlock Holmes, i famshmi investiguesi privat që luhatet mes çmendurisë, zgjuarsisë përtej normales, frikërave dhe pasiguritë e tij me të gjithë njerëzit që e rrethojnë. Ti cfarë ngjyrimi je përpjekur t’i japësh Sherlock Holmes?
Shelock Holems është një pjesë e trajtuar në film, në teatër dhe pak a shumë bazat janë krijuar dhe ti e di ku do ta çosh përsonazhin tënd, një gjë tjetër që unë jam munduar ta shtjelloj në këtë shfaqje ka qenë raporti me mikun e tij Doktor Watson si dhe veçantia që Watson të luhet nga një personazh femër. Unë gjithmonë kam parë një raport tërësisht tjetër midis këtyre personazhe, që do të thotë që përveçse këta të dy janë kudo bashkë dhe ku të gjithë e dinë që Watson është një urë lidhëse sociale e Sherlock Holmes, një personazh që ka vështirësi për të krijuar marrëdhënie sociale me të tjerët. Duke qenë se të dy jetojnë bashkë në një apartament unë kam parë edhe një lloj ndjesie, një lidhje intime, e cila në shfaqje nuk është se është shumë e dukshme dhe nuk është një linjë kryesore, por kam menduar se do e pasurojë këtë raport dhe do ta shohim Sherlock Holmes në një dimension tjetër, më emocional, më intime, sepse ne zakonisht e kemi pasur të vështirë të kuptojmë se çfarë fshihet në atë personazh, në atë mendje jashtëzakonisht interesante.
-Sherlock Holmes është një personazh tipik anglez dhe tërë ngjarjet e tij zhvillohen pikërisht në Londër. A je përpjekur të ndryshosh ndonjë gjë për ta sjellë më pranë perceptimit, sepse ndryshe ta shohësh në një film ku skenat shfaqen kudo, ndryshe në një teatër, si është lidhur kjo shfaqje me Tiranën?
Unë kam jetuar deri 7 vite më parë në Britani, mendoj se e njoh mentalitetin e tyre, janë një popull shumë interesant për t’i studiuar , për ti zbërthyer, për t’i analizuar, në raportin emocional janë njerëz jashtëzakonisht të zgjuar, por shumë konservator në aspektin e shprehjes së emocioneve. Nuk është vetëm Sherlock Holmes, janë të gjithë anglezët, britanikët janë të tillë. Ne si krijues kemi detyrën të gjejmë mjete shprehëse për t’ju afruar më pranë tyre, për të përshtatur vendin ku zhvillohen ngjarjet me publikun që ndjek shfaqjen. Kam përdorur gjuhën shqipe në shfaqje dhe ne në javët e para kemi punuar shumë në melodikën e shqipes, se si do ta flasim shqipen në skenë. Jemi përpjekur dhe besojmë se ja kemi arritur. Faleminderit shumë Shkëlzen dhe shumë suksese.
/BW