Shkenca dhe kërkimi i Zotit
A ekziston Zoti? Për njerëzit besimtarë, kjo pyetje nuk shtrohet fare, por për shkencën? A mundet “shkenca”, siç e kuptojmë sot, të hetojë këtë fushë – dhe të arrijë të na japë një përgjigje? Çështja nuk është e re, dhe nuk është rastësi që ndër shekuj, filozofët dhe mendimtarët e çdo besimi dhe pale, kanë derdhur lumenj boje për të treguar mendimet e tyre.
Ajo që ne propozojmë këtu, është vetëm një fragment i vogël i këtij diskutimi të pafund, se si shkenca dhe shkencëtarët, mund të arrijnë në një hipotezë të përbashkët të ekzistencës ose mos-ekzistencës së Zotit.
Fizika: Shkenca e pastër.
Kohët e fundit, ideja se shkenca është në gjendje t’i japë një përgjigje kësaj pyetje, ka rifituar popullaritet, ndihmuar ndoshta nga zbulimi i Higgs Boson, e ashtuquajtura Grimca e Zotit, që dëshmon ekzistencën e fushës Higgs, që përshkon të gjithë universin, dhe me të cilën ndërveprojnë të gjitha grimcat. Dhe duke vepruar kështu, ata fitojnë masën e tyre.
Përtej fizikës, ky është një zbulim intrigues që e justifikon emrin. Grimca e Zotit, shmanget si një sëmundje epidemike nga shkencëtarët, por jo nga “burra”, që kanë qenë gjithmonë në kërkim të diçkaje trashendentale. Deri në ç’masë shkenca mund të dëshmojë ekzistencës ose mos-ekzistencën e Zotit?
Një shpikje njerëzore
Pyetja ndoshta mund të zgjidhet me logjikë, por e ashtuquajtura provë e madhe nuk është gjetur ende. Çdo minutë në botë vdesin së paku 100 njerëz:55.3 milionë tokësorë largohen çdo vit nga kjo botë, kryesisht për shkak të hemoragjive celebrale dhe ishemive.
Deri në vitin 2011, kishin jetuar dhe vdekur në Tokë 108 miliardë njerëz:pra ata që mbeten gjallë, përbëjnë vetëm 6.8 për qind të gjithë njerëzimit. Një shembull. Emili Tomas (filozofe në Universitetin e Durhamit në Britani) shkroi disa muaj më parë, se pafundësia e hapësirës është dëshmi e qartë se “Zoti nuk ekziston”.
“Universi ka më shumë se 13 miliardë vjet, Toka është rreth 4 miliardë vjet e vjetër, dhe njerëzit kanë evoluar rreth 200.000 vjet më parë … pra e barazvlefshme me një pulitje sysh, në krahasim me kohën e gjithësisë”- thotë ajo.
E megjithatë, zoti i feve është gjithmonë “antropocentrik”, i përqendruar tek qeniet e gjalla. “Si mund ta shpjegojmë këtë? Përgjigja më e thjeshtë, është se Zoti nuk ekziston”. Pra a mund te jemi shkencërisht të sigurt, se Zoti është një krijim njerëzor?
Besime dhe fetë
Për besimtarët, ekzistenca e Perëndisë nuk ka nevojë për prova ose justifikim:është një akt besimi, dhe ekzistenca e tij është e njohur tek krijimi. Për më tepër, qenia hyjnore zbulohet vetëm për ata që janë të predispozuar ta pranojnë atë. Edhe në këtë rast, disa shkencëtarë reflektojnë, ndërsa mund të ndihmojnë disa konsiderata historike.
Sot ne e dimë me siguri, se kur njerëzit filluan të pyesin veten për misteret, shpirtrat dhe hyjnitë. Gjetjet nga periudha e Paleolitit (periudha e parë të parahistorinë:korrespondon me epokën e akullnajave, përkatësisht nga 2.5 milionë deri në 10.000 vjet më parë), sugjerojnë se të afërmit tanë të largët, adhuronin subjekte të ndryshme.
Besohet se ideja e “perëndive të mëdha” – e qenieve të veçanta që janë në gjendje të dënojnë ose shpërblejnë, veçanërisht në jetën e përtejme – filluan të dalin pikërisht 2.5 milionë vjet më parë, me qëllimin për të shpjeguar, por edhe për të forcuar, bashkuar, frikësuar dhe kështu me radhë.
Ideja e një çmimi, një “parajse”, ndihmon individët të jenë më bashkëpunues, dhe komunitetet të përparojnë.
Sidoqoftë, historizimi i lindjes së feve, nuk mjafton për të treguar se Perëndia është një shpikje njerëzore. Para shpikjes së stetoskopit, varrosjet e parakohshme qenë një problem i zakonshëm, siç shihet nga testamentet e lëna nga shumë njerëz në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
Rregulli kërkonte që kufoma të mbahej nën vëzhgim për 3 ditë. Në shekullin e XIX, Europa kishte akoma “spitale për të vdekurit”, ku infermieret kontrollonin trupat, në pritje të shenjave të dekompozimit.
Bota e përtejme dhe mrekullitë
Në të njëjtën mënyrë, kjo nuk konfirmon as tezën e kundërt, që pretendon se ka pasur përvoja pranë vdekjes, dhe që kanë përjetuar për një kohë të shkurtër një jetë të përtejme plot dritë dhe qetësi. Përkundër asaj që ata tregojnë romanet dhe filmat, kjo gjendje në kufijtë e vdekjes, është duke u hetuar nga shkenca, sepse shpallja e një vdekje është shpesh më komplekse se sa mund ta mendoni, dhe studimet bëjnë përgjegjës përdorimin e substancave haluçinogjene – çka duket se nxit përvoja të ngjashme me gjendjen klinike të para vdekjes.
Romanet dhe filmat luajnë shumë me këtë aspekt, por e vërteta është se asnjë prej këtyre hulumtimeve, nuk ka ëndërruar asnjëherë të hetojë një jetë të përtejme hipotetike, apo t’i përgjigjet pyetjes së madhe që shtruam në fillim.
Asnjë shkencëtar nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë një mrekulli:historikisht shumica e atyre që janë përkufizuar si “mrekulli”, janë shpjeguar në dritën e njohurive të reja (dhe ajo që ende nuk mund të shpjegohet, mund të jetë e shpjegueshme në të ardhmen).
Atëherë? Asgjë, jemi pikërisht në pikën e fillimit. Duhet t’i japim të drejtë Friedrih Niçes, që shkroi një shekull më parë:”Në fakt mes fesë dhe shkencës së vërtetë nuk ka afërsi, as miqësi dhe as armiqësi:Thjesht ata jetojnë në planete të ndryshme!”.
Burimi: “Focus”