Shkodër, ekspozitë për viktimat e trafikimit njerëzor

Viktimat e trafikimit u bënë pjesë e një ekspozite të veçantë të pagëzuar “Handle with Care”, e cila u çel në bibliotekën universitare të Shkodres.

Ekspozita u hap në kuadër të muajit të trafikimit të qenieve njerëzore nën përkujdesin e ambasadës së Mbretërisë të Vendeve të Ulta, duke bërë bashkë drejtues të pushtetit vendor, pedagogë dhe struktura të policisë.

Në hapjen e ekspozitës “Trajtuar me kujdes”, ishte e pranishme dhe Ambasadorja e sapoemëruar në Tiranë, Guusje Korthals Altes, e cila në fjalën e saj adresoi problemin dhe nxiti angazhimin e mëtejshëm për dhënien fund të fenomenit.

Në të njëjtën linjë ishin në mesazhet e tyre edhe drejtori i policisë Vehbi Bushati dhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Sot lufta ndaj këtij fenomeni kërkon metoda të sofistikuara, pasi përherë trafikantët kërkojnë forma të reja për tu pasuruar.

Ekspozita që sjell imazhe, por edhe video me rrëfime të tmerrit që kanë kaluar gra dhe vajza viktima të këtij fenomeni, ka për qëllim rritjen e vëmendjes mbi trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime prostitucioni.

SHKARKO APP