Shkodër, përurohet libri për administrimin Austro- Hungarez të Shqipërisë 1916- 1918

“Administrimi Austro- Hungarez i Shqipërisë 1916- 1918” me autor Prof.Dr. Mariano San Nicola u promovua sot në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Një auditor i përzgjedhur, u bë pjesë e shpalosjes së një këndvështrimi të ri për këtë periudhë, i parë me sytë e një autori të huaj.

Personalitete të historisë, prezantuan aspekte të ndryshme të kësaj periudhe, e cila ka nevojë të kalojë në filtrin e historianëve profesionistë.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se “janë dy vite të asaj që konsiderohet “Lufta e Madhe” ose Lufta e Parë Botërore, të cilat shënuan tentativën e parë të krijimit të një mentaliteti të ri europian të qeverisjes edhe në vendin tonë”.

Aktiviteti i sotëm erdhi si organizim i Ambasadës së Austrisë dhe Konsullatës së Nderit, për të hedhur dritë mbi një etapë të rëndësishme të zhvillimit të vendit tonë, duke patur në fokus pikërisht Shkodrën.

Në këtë libër Prof.Dr Mariano San Nicolo ka pasqyruar përvojën më të përparuar europiane të qeverisjes në Perandorinë Austro-Hungareze. Nga ky libër mësohet se burimet e katastrofës së Luftës së Parë Botërore nuk ishin diktaturat , por përplasjet e dy civilizimeve: Lindjes dhe Perëndimit.

Ky libër është njëkohësisht refuzim i koncepteve lindore për shtetin. Ndaj ky libër nuk është vetëm për t’u lexuar, me të duhet punuar çdo ditë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës./k.s/j.p/

SHKARKO APP