Shkodër/Tetori i Librit mbyllet me Martin Camajn

Tetori i Librit po i afrohet fundit të rrugëtimit të tij. Ndalesa e radhës për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër ishte shkolla 9- vjeçare “Martin Camaj” në këtë qytet. Në fokus të aktivitetit ishin interpretimet e disa prej krijimeve të shkrimtarit Martin Camaj, si dhe leximi i eseve të shkruara nga nxënësit për krijimtarinë letrare dhe jetën e tij. Tetori i Librit i shpallur nga Ministria e Kulturës si muaji i leximit ishte i mbushur me aktivitete, lexime, dhurime, promovime, seminare, ekspozita në gjithë Shqipërinë e kudo ku flitet shqip.

SHKARKO APP