Shkodra ndriçon në fundvit! Koncerte, patinazh dhe aktivitete për të gjithë

Festat e fundvitit kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të vizituara në vend gjatë këtij dhjetori. Qyteti ndriçon nga dritat e dekorit shumëngjyrësh, ndërsa koncertet dhe muzika krijojnë një atmosferë të gjallë që tërheq të gjitha grup-moshat.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Shkodra, duke treguar rrugët e mbushura me qytetarë vendas dhe turistë të huaj që shijojnë ambientin festiv.

Fëmijët kanë mundësinë të argëtohen në pistën e patinazhit të akullit të vendosur në sheshin qendror, ndërsa shtëpizat e drurit ofrojnë produkte artizanale dhe krijime të ndryshme. Këto hapësira menaxhohen nga të rinjtë e organizatës “Act4Shkodra” dhe nuk shërbejnë vetëm si vend argëtimi, por edhe si një mjet solidariteti. Të ardhurat e mbledhura shkojnë për bamirësi dhe ndihma për shtresat në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, Shkodra ofron jo vetëm një atmosferë festive dhe argëtuese, por edhe një shembull të bashkëpunimit dhe solidaritetit qytetar, duke e bërë qytetin një pikë reference për festat e fundvitit në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?