Shkolla e Sevasterit, bijtë dhe bijat e krahinës së Kudhës Grehotit…
Nga Agim Jazaj
Sevastri ka qënë nyja e hershme, që lidhte gjithë Shqipërinë me jugun e vendit. Rruga me shekuj shkonte këndej, për në minierën e Memaliaj, Gjirokastër, për në Janinë, Selanik e më tej, nëpër botë… Qëndra, “Rrapi i Sevasterit”, ishte pika turistike me ujin e ftohtë, mensën e mishin
e therur taze, ku ndalonin, autobusët, pushonin, drekonin e darkonin udhëtarët… Materiniteti i hershëm, ndër të rrallët në Vlorë e në vend, postë-telegrafa etj, një qytezë e vërtetë rrëzë Tartarit. Poshtë në fshat, shkolla: “Drita e Diturisë” është ndër të parat dhe të rrallat në Vlorë, madje dhe në vend, nga e cila kanë dalë kuadro drejtues me zë, specialistete dhe kapacitete, në të gjithë fushat… Nëpër rrugët e kësaj shkolle, kanë shkuar me qindra e mijëra nxënës e nxënëse, kanë lënë gjurmë për krahinën e Sevasterit, origjinën e tyre, mbeten si një thesar, të gdhendur në Amfiteatrin e kësaj treve- lavdi mbuluar, e çmuar për traditat e rralla, të ruajtura, pasuruara dhe transmetuara në breza.
Gjithë ata që kanë punuar, mësuar e drejtuar, i çmojnë dhe si harrojnë vlerat e rralla të kësaj krahine, ndihen krenar që kanë punuar dhe kanë përfituar nga këta njërëz, me këto vyrtyte…
“Kudo ku kam punuar, por si njerëzit e krahinës së Sevasterit nuk kam gjetur, njerëz me veti dhe vyrtyte të rralla”- shprehet edhe pas kaq vitesh- ish agronomi, Jahja Begotaraj, nga Radhima. I kujton në këtë moshë, me nostalgji dhe krenari, deri me përulësi edhe ish drejtuesi Xhafer Xhaferi,…
Shkolla e Sevasterit, një Tempull, Unvers i vërtetë, ku kanë mësuar nga mbi 10 fshatra, ka nxjerr kuadro, specialist të gjithë fushave, kapacitete e çelur qysh në vitin 1911: “Qazim Hoxha”, “Qani Nuredini”, më vonë e tashmë “Qazim Hoxha”, ngjiti shkallët e karierës nga fillorja me kandil e postiqe, në 5 klasë, 7 dhe në 8 vjeçare, 9 vjeçare, deri dhe në shkollën e Mesme.
Sevaster, Kudhës Grehoti…
Është kënga e titulluar: “Sevaster- Kudhës Grehoti, o vend i bekuar nga Zoti”- Kënduar nga Arta (e artë) Allushaj! Këngë e rrallë, e shumë dashur, sidomos nga njerëzit me rrënjë e degë nga kjo krahinë…Edhe Poni Hasanaj është bijë e kësaj Krahine- krenare, nga Shkoza!
Kënga bën këmbë dhe na “shpie lehtë” në vendorigjinën tonë, atje ku “na ka bërë koka dëng”. Na kthen prapa në kohë, na kujton gjithëçka, por mbi gjithëçka në kohën e kulmimit të historisë, së Pavarësisë dhe të Çlirimit, na shpie tek rruga e vështirë e Abetares edhe në këto anë…
Rruga e përshkuar nga 7 Marsi i vitit 1878, nga Korça kur e ku u çel shkolla e parë shqipe, drita e syve e shqiptarëve dhe deri në shpalljen e “Pamvarësisë Kombëtare”, nga themeluesi i shtetit shqiptar; Isamil Qemali, më 28 Nëntor, në Vlorën e Flamurit dhe të Pamvarësisë, nëpër gjithë atdheun tonë të gjymtuar dhe të rrënuar, mori rrugën ABETARJA, duke trokitur në çdo krahinë, në vatrat e varfëra shqiptare, ku u prit krahëhapur, për të hapur sytë e sy mbyllurve, edhe nëpër rrugët e krahinës së “Kudhës Grehotit, Labërisë, së Vlorës!
Interesi i pushtuesve, të huajve ishte të mbanin popullin në errësirë, të pa nxënë e të pa ngrënë, sepse kështu është i lehtë sundimi.
Një popull i pa ditur, sundohet lehtësisht!
Përpjekjet dhe lufta për çeljen e shkollës, ka qënë pjesë e luftës për të siguruar Lirinë dhe Mëvehtësinë edhe për këtë krahinë, të njohur në gjithë zhvillimet historike, përgjatë harkut kohor të ekzistenëcës së saj e quajtur “Kudhës Grehot”, përpara vitit 1945 -Sevasteri, i rreshtuar dhe shënuar ndër krahinat e shquara dhe me kontribute në gjitha etapat e zhvillimeve të Historisë së Vlorës e Vendit. Edhe në përhapjen e gjuhës shqipe, çeljen e shkollës së parë në këtë trevë, ndër 10 shkollat e para në qarkun e Vlorës, ku përmblidhte mbi 9 fshatra në kufijtë e Vlorës me Tepelenën dhe Mallakastrën, shënohet në memorjen e njerëzve, përpjekjet për nisjen e shkollës së parë rreth viteve 1908 dhe të shënuar në faqet e historisë hapja e shkollës së Sevasertit evidencohet në vitin 1911, e transmetuar brezave, dhe e shënuar në faqet e historisë, madje të hedhur dhe në rreshtat e shtypit të kohës.
Nizam e xhelep s’ka…
Më 1851 “Porta e Lartë” ndërmori një sërë reformash, duke zvëndësuar Pashallëkun me administratën e rregullt shtetrore. Ajo suprimoi sistemin feudal, ushtarak, i cili ishte shthurur krejtësisht gjatë rezistencës së pashallëkut me një sërë reformash, duke e zvëndësuar pashallëkun. Timarlitë dhe zaimët nuk konsideroheshin si më parë, zotrues të tokave, të fshatarëve, por vetëm nëpunës tragambledhës vjetore. Me gjithë rregullat e vendosura dhe shtypjen që ndërmuarën më egërsisht, funksionarët turq, nuk vendosën dot rregullin, autoritetin e tyre dhe nuk guxuan të vinin e vilnin asnjë taksë. Në mars të vitit 1833 shpërthejnë kryengritjet, në krahinat e Mallakastrës, Kurveleshit, Mesaplikut, si dhe në krahinën e Kudhës- Grehotit, nisën të organizuara në grupe e çeta, ku vranë dhe nëpunës turq, xhelepxhinj dhe përgatiteshin për të sulmuar garnizionet, në pashallëk. Kjo luftë mori karakter anti perandorisë turke, por edhe shoqëror, antifeudal, e shprehur dhe e transmetuar në këngët e popullit:
“Çfarë do bëjmë more xhan/ Dushmani kërkon nizam/ Nizam e xhelep s’ka/ Se është vendi fukara…
Të gjitha kundërshtitë ndaj ligjeve turke, shtypjes e shfrytëzimit, prapambetjes, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, kishin nxitur veprimet e shpeshta të ekspeditave turke dhe kishin ngritur kurbën e urrejtjes, të shoqëruara me aksione, kundërshi të hapura deri dhe në kryengritje më armë në dorë edhe nga banorët e hershëm të këtyre anëve.
Gjithë këto ngjarje u bënë një burim frymëzimi për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzve, dhe bënë të ngriheshin për të kërkuar hapjen e shkollave, mësimin dhe shkrimin në gjuhën amëtare.
Perandoria osmane e kishte të ndaluar rreptësisht, madje kush kapej me ndonjë abetare ilagale, dënohej me burgosje dhe në internim.
Edhe në krahinën e Sevasterit kishte në kohë burra me mend, intelektualë të shkolluar, jashtë vendit në Janinë, Stamboll, në Itali, etj. Sigurisht mësimin nuk e kishin marrë në gjuhën shqipe, por ata dinin, po dhe e donin dhe tek të tjerët shkrimin e gjuhës amatare, synonin e luftonin të përhapnin Abetaren kudo ku flitej shqip, ku këndohej e qahej shqip, ku ishin trojet shqiptare… Kjo elitë e rrallë vepronte të zgjonte ndërgjegjen, t’u mësonte gjuhën e shkruar edhe njerëzve, në atë kohë dhe në këtë krahinë të cilët vepronin në kushte të rënda të shtypjes dhe terrorit. Të frymëzuar dhe të nxitur nga “Kongresi i Manastirit” dhe përpjekjet e
“Klubit Labëria”, Vlorë, për të hapur dyertë e shqipes, patrotët e krahinës së Kudhës Grehotit, hapën shkollën e parë shqipe, një ndër të parat në 10 shkollat e historikut të Vlorës.
Burrat e shquar të Sevasterit, me nitelektualin dhe patriotin e shquar Qazim Hoxha, me gjithë presionin e madh të pushtetit perandorak, çelën shkollën e parë shqipe ilegale të krahinës në vitin 1911.
Abetarja në udhëtim…
Por, edhe mësuesi Sheh Mehmeti, ose Mehmet Beqiri, zë vendin e nderit në çeljen e së parës shkollë dhe në librin e ish mësuesit; Xhemal Selami, i cili ka mbajtur shënim, ka pasqyruar historikun e shkollës , në librin e tij: “Abetarja në udhëtim”…
Mësuesi i parë dhe themeluesi gjithashtu i shkollës së Sevaserit me kërkesën e tij dhe vullentin e gjithë fshatit, u vendos Qazim Hoxha. Shkolla ku nisi mësimi në këtë fshat, ishte shtëpia e po mësuesit Qazimit Hoxha.
Bujaria dhe patriotizmi i këtij njeriu, i cili ishte shkolluar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, mundi të vihej përballë rrezikut dhe nisi mësimin e gjuhës shqipe me 18- 20 nxënësit e parë. Si vende për të ndenjur nxënësit si; banka, kishin rrogozët dhe qylymët e kohës. Dhe për të shkruar kishin dërrasën e zëzë! Në fillim për t’i shpëtuar represionit turk mësimin e zhvillonin edhe në gjuhën turke, duke u thënë edhe autoriteteve se do të jepnin mësimin në gjuhën turke. Pra dhe gjuha turke vazhdoi deri në ditën e shpalljes së Pavarsisë si primare, në ilegalitet zhvillohej gjuha shqipe.
Mësuesi mëgjithëse kishte marë lejen për gjuhën turke, në ilegalitet të thellë, zhvillonte mësimin e shqipes natën, nën dritën e kandilit. Kishte siguruar në rrugë të ndryshme 50 copë ABETARET e para, duke u’a shpërndau nxënësve të shoqëruar me porositë që t’i mbanin në sekret të plotë, dhe të mësonin vetëm natën. Më vonë shkolla e transferua, u transformua në 5 vjeçare.
Në këtë shkollë nxënësit bënin 5 klasë dhe merrnin dëftesën e pesëveçares.
Pas mësuesit dhe themeluesit e parë të shkollës së Sevasterit; Qazim Hoxha të cilët kanë dhënë mësim dhe kanë lënë kontributin dhe emrin duke nxjer breza nzënësish që kanë bërë emër edhe për shkollën dhe krahinën, kanë qënë: Zenel Muço nga Gjirokastra, Sadik Çobani nga Vajza, Xhemil Duka nga Vranishti, Emin Çiftja nga Elbasani, Harrilla Panajoti nga Himara, Rahim Hamo nga Gjirokastra, si dhe mësuesi i merituar dhe i nderuar nga kjo krahinë (Shkoza) Resmi Ramo, me kontribute sipërore, si në shkollën e Sevasterit, por dhe në atë të arsimit të Vlorës, madje i njohur, nderuar dhe i vlerësuar me tituj më të lartë, për kontributin e zhvillimit të arsimit shqiptar…
Mësuesit e njohur Remzi Ramo dhe Harilla Panajoti drejtuan edhe “Konferencën e Parë të Arsimtarëve të Sevasterit” në vitin 1944, ku dhe referuan përpara 70- 80 delegatëve të ardhur nga Fieri, Mallakastra, Himara, Topalltia, Lumi i Vlorës, e cila hodhi piketa për zhvillimit e metejshëm të arsimit shqiptar!
“Seksioni arsimit, sipas udhëzimeve të qeverisë dhe Konferencës së Sevasterit të 20 tetorit 1944 hapi kurse 3 e 9 mujore.
Harrilla Panajoti, shef i seksionit të arsimit për Vlorën, Fierin, e Mallakastrën, në vitet 1944-1949 për nevojat urgjente të hapjes së shkollave, përzgjodhi djem e vajza për mësues, për arsimimin e brezit të ri dhe luftën kundër analfabetizmit”.
Në memorje…
Mësuesit që kanë dhënë mësim dhe kanë lënë gjurmë në historikun e shkollës së Sevasterit shënohen edhe; Nuro Ahmetaj, Emin Sofia, Zenel Hoxha. Zenel Muço, Gjirokastër. Ali Çinari, Durrës. Teodor Haxhijakovi, Elbasan. Stavri Petriti, Gjirokastër. Gjinovefa Çakërri, Tragjas. Makbule Baholli, Elbasan. Maliq Bala, Gjirokastër. Burhan Çiraku, Durrës. Ruzhdi Çiftja e Jalldyze Çiftja, Elbasan, etj.
Burrat e fshatit, pleqësitë kur kishin probleme për zgjidhje thoshnin: “Dale të pyesim mësuesin, u drejtoheshin mësuesve të shkollës ku dhe gjenin rrugëzidhjen e halleve të tyre.
Shkolla e Sevasterit u bë një ndër shkollat e dëgjuara dhe mori një nam të madh për cilësinë e përgatitjes së nëxënësve, sidomos në lëndët e matematikës dhe të gjuhë-letërsisë. Gjithë nxënësit e dalë nga kjo shkollë janë shquar edhe për bukurshkimin e rrallë!
Më tej mësimet vazhduan të zgjeroheshin, po dhe prurjet e nxënësve gjithashtu. Pas 22 vjetësh, në vitin 1933 shkolla u zhvendos në qëndër të fshatit, aty ku është ndërtesa e vjetër, tradicionale, me një arkitekturë moderne e ndërtuar me këmbënguljen dhe me kontributin e banorëve sevasteriot.
Vitet rrjedhin në shtratin e tyre: Edhe shkolla e Sevasterit: “Qani Nuredini”, e më vonë e tashmë “Qazim Hoxha”, ngjiti shkallët e karierës nga: fillore, në 5 klasë, në 7, 8 vjeçare, 9 vjeçare e deri në shkollën e mesme.
Shkolla me projkte të plotë sa dhe të lakmueshëm, ka nxjerrë me dhjetëra e qindra breza të shkolluar nga gjithë krahina: Sevasteri, Golimbasi, Dushkaraku, Shkoza, Mazhari, Ploça, Lezhani, Amonica, Vajza, e deri nga Mallkeqi, po edhe nga Gorishti kanë qënë bijë të këtyre fshatrave që kanë mësuar dhe kanë lënë emrin dhe nostalgjinë përjetësisht edhe për atë konstruksion shkolle me çati, e tjegulla të kuqe, klasat, e dyertë e rralla, për mësuesit, shokët, rrugët dhe zilen, rreshtimin e qindra e qindra nxënësve përpara oborrit të saj dhe në shkallët e shkollës e vendosur çdo mëngjez e gjithë trupa mësimore. Komandantët e shkollave, të radhës: Bastri Likaj, Ismail Shametaj, Hakim Aliaj etj, etj, para e pasardhës, i paraqisnin forcën drejtorit të shkollës…
Dhe qindra e qindra nxënës në rresht për dy, futeshin nëpër klasat e fillores, por dhe të shkollës së mesme.
Nga shkolla 7 vjeçare dhe 8 vjeçare e Sevasterit vareshin edhe shkollat fillore e Shkozës, Mazharit, 2 shkollat e Dushkarakut, Lezhanit, Ploçës, Amonicës, Mallkeqit…
Në vitin mësimor 1976-1977, shkolla u zgjerua në shkollë e mesme.
Sërish në këtë shkollë vërshuan edhe studentët e parë nga gjithë fshatrat përrreth si nga: Shkoza, Dushkaraku, Mazhari, Ploça, Amonica, etj.
Shkolla e Sevasterit ishte si një Univers, me një pjesëmarrje të gjërë, e cila jepte mësim: tre brezave njëherësh: ose tri klasat e para: Pra shkolla e ditës, klasat e mbrëmjes, si dhe ndjekja e mësimve me korespodencë.
Shkolla e parë e mesme, u çel në vitin 1976-1977, me drejtorin e parë Nikollaq Qirko, i cili ishte dhe mbeten në memorjen e njerëzve të nderuar dhe i respektuar.
Në shkollën 7 vjeçare të Sevasterit që nga lagjia Pronevik, nëpër rrugë korie dhe gati 1 orë e ca larg, kanë shkuar dhe mbaruan këtë shkollë edhe bijat nga Dushkaraku: Fati Koçiaj, Xhiko Memaj, Shaqe Shanaj, etj…
Matura e parë, në faqen e parë…
Shkolla e mesme përgatiti maturantët e pare, prej të cilëve i dhanë dhe lanë emër vetës dhe shkollës si: Antoneta Selamaj, Alie Murati, Burbuqe Kapaj, Dafina Fakaj, Silvana Rrokaj, Teuta Likaj, Pandeli Binaj, Bujar Rrapaj,Tefta Binaj, Ferjat Sinanaj, Dituri Allushaj, Sofo Llanaj, Hyqmet Devollaj, Luiza Telharaj, Hyso Rrapaj, Rasho Llanaj, Ahmet Llaçaj, Isuf Kamberaj, duke vijuar, Erjal Selamaj, po edhe Taulla Zanaj, i shkuar nga larg Sevasterit, por i lidhur me njerëzit e këtueshëm, ku u shkollua, formua, por dhe u performua në administratën e shtetit, duke shpalosur dhe përfaqsuar fytyrën e qytetetarëve, i çmon vlerat përfituese nga shkolla dhe njerëzit e krahinës së Sevasterit…
Në shkollë bijtë e bijat e këtyre anëve, merrnin nga gjuha e mësuesve edhe dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, ndonëse dhe nga fshatra të ndryshme e transmentojnë atë brezave. Solidariteti midis këtyre banorëve, të kësaj krahaine është një vlerë, të cilën nuk e gjen ndoshta lehtë.
“Ju- më thot Lorenc Kekaj- kini një lob të fortë si krahinë, jeni shumë solidar, të lidhur me njeri-tjetrin”…
Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë shumë figura të njohur me kontribute të shquara si nga ditët e Luftës Çlirimtare, në ndërtimin, rindërtimin e vendit, po dhe në përfaqsimin, në diplomacinë shqiptare.
Në amfiteatrin e shkollës mbeten të shënuar figura të shquara si: Rrapo Çelo, Skënder Velo, Reiz Xhelilaj, Tofik Xhelilaj, Nazif Nuredini, Resmi Hoxhaj, Resmi Ramo, Hysni Shehu…Atdhetar, Komandat e komisar, luftëtar për çlirimin dhe ndwrtimin e.
Ndër figurat e njohura, të votuara për 4 legjislatura, si kryetar komune dhe si kryetar i bashkisë Selenicë; biri i kësaj krahine, nga Dushkaraku: Përparim Shametaj, i cili u ngre supet me përfaqsimin, ndjeshmërinë, dhëmbsurinë njerëzore…
Në zgjedhjet e vitit 2015 për kryetar bashkie; komuna e Sevasterit e votuan për të katërtën legjistlaturë; 71.1 o/o e votuesve! Zgjedhës të shumtë, nga ata të spekterit tjetër e duan të garojë në zgjedhjet e 2019 për kryebashkiak i Vlorës!
Njerëzit e thjeshtë e duan njeriun e thjeshtë e votojnë me shpirt dhe arsye… Madje Behar Mëzuraj, (behar në shpirt dhe në mëndje) e deklaron hapur, i del përpara makinës…
Diplomat të shquar, të vendit kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle bijtë: Lik Seiti, Ali Imeri, të ndjekur nga pasardhësit e tyre në kohë; Vladimir Xhelilaj, Xhevat Lamaj, etj.
Armata e madhe i bijë e bijave, nxënës dhe mësuesit e dalë nga kjo shkollë, nga çdo fshat janë me qindra dhe në pa mundësi për t’i përmbledhur, po përmendim fare pak prej tyre: Xhevdet Mahilaj, Xhemal Selamaj, Gjino, Selamaj, Batjar Sulçaj, Razie Allushaj, Elham Kanaj, Sadete Hoxhaj, Syrja Rrapaj, Eqerem Islami,Tasim Mahilaj, Idai Lamaj, Mitat Tafilaj, Gëzim Hyskaj, Idajet Sinanaj, Beshir Murataj, Azem Begaj, Dushan Murataj, Mjaftime Xhelilaj, Flora Dalanaj, Zhaneta Hoxhaj, Pëllumb Binaj, Vakie Grabovaj, Gjino Allushaj, Darovi Sulçaj, Miserdhe Demaj, Tomor Jonuzaj, Klementina Zanaj, Tozo Tozaj, Shpresa Mahilaj… Dhe lista është e pa fundme me emra mësuesish, të cilët kanë qënë nxënës dhe janë bërë mësues nga kjo shkollë…
Të shumtë janë mësuesit e ardhur, kanë punuar, dhënë mësim në këtë shkollë ndër vite, kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme, pjesë muzeale, e memorjes si: Kujtime Tafilaj, Antigoni Kokuri, Margarita Xhelilaj, Kastriot Fallanaj, Shpëtim Xhyeriaj, Thoma Lame, Irini Stefa, Pandeli Stefa, Jorgo Bifsha, Xhuliana Gega, Astrit Xhelilaj, Sezai Habazaj, Nikollaq Neranxi, Sevasti Gjini, Silurian Habazaj, Fatbardha Deromemaj, Telemak Gjoka, Andrea Petromilo, Ferhat Liçaj, Llambi Karanxha, Durim Alushaj. Nikollaq Qirko, drejtori i parë i shkollës së mesme. Reshat Caushaj, Lefter Dhimgjoka, Llukan Lleshi, Andrejev Mëhilli, e shumë të tjerë…
Drejtori aktual i shkollës së mesme Sevaster: Lelo Taraj, flet për shkollën e sotme, për numrin edhe këtu në tkurrje, për mësuesit me dhjetra vite pune, që japin mësim e lenë gjurmë në këtë shkollë si: Dëfrim Tragaj, Dallandyshe Nazaj, Lamçe Çela, Mirela Nazaj, Myseline Selaj, Eneida Nazaj, Elona Tragaj, Adelina Hoxhaj, Klement Kanaj…
Por, edhe nga qyteti i Vlorës shkojnë si qëmoti e japin mësim në shkollën e mesme të Sevasterit si: Rezart Xhani, Elona Kurti, Elvira Leka, Navjona Dino, Lisard Begaj…
*Plejada e mësuesve nga fillore, në 5 vjecaren, 7 në 8 vjeçaren, 9 vjeçaren, deri dhe në shkollën e mesme, ka nxjerr një aramtë të madhe specialistësh dhe kuadrosh të të gjithë fushave: diplomat, nëpunës, specialist, mjek inxhinier, agronom, gazetar, mësues, ekonomist, financier, ushatark dhe deputet si: Manxhar Binaj, ish kapideni i trasnsoqenikut të parë shqiptar: “Vlora” Resmi Shametaj. Kuadrot dhe drejtus të shumë specialiteteve me zë në Vlorë dhe në vend si: Ismail Abeni, Isa Xhaferi, Çuman Hoxha, Dane Binaj, Hadër Hoxhaj, Dalip Fejzo, Reuf Palaj, Pelivan Koçiaj, Shamet Fyraj, Nazif Dalani, Petrit Xhaferaj, Shyqyri Llanaj, Ali Xhelilaj, Laver Hoxhaj, Astrit Xhelilaj- (ish nxënës dhe ish drejtor i shkollës), Nadime Xhelilaj, Reshat Gjonaj, Bexhet Shanaj, Skënder Canaliaj, Çuman Llanaj, Agim Binaj, Metlli Deraj, Lumturi Dalanaj, Laver Sinanaj, Xhane Dëraj, Bastri Likaj, Hakim Aliaj, Marika Liçaj, Lavdosh Hoxhaj, Vrazhdo Zenelaj, Kastriot Mahilaj, Ismail Shametaj, Fatbardha Allushaj, Përparim Shametaj, Izet Tragaj, Shezie Beqiraj, Avdul Shehaj, Sulçe Mahilaj…
*Vitet do të kalojnë, por do të ruajnë në memorjen e tyre, të njerëzve për pasardhësit, do të mbetet e shënuar, madje duhet pasurur edhe kjo pjezës e historisë, e cila zë vend edhe në Librin: “DUSHKARAKU YNË”, si plotësim i memorjes, historisë së krahinës e më gjerë:
Andej, nga ata njerëz mëkohej e transmentohej: Harmonia dhe mirësia, ndjeshmëra dhe vllazëria, solidariteti dhe serioziteti…