Shkrimtarja: Nuk jemi gati për zbardhjen e krimeve të komunizmit

Luljeta Lleshanakun, poete, autore e 8 librave me poezi në shqip dhe 12 në gjuhë të tjera, aktualisht Drejtoreshë për Kërkimet në Institutin e Studimeve të Krimeve Komuniste në Shqipëri, ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “A-Show” në News 24. Lleshnaku u shpreh se shoqëria shqiptare është e papërgatitur për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Leshnaku foli edhe për përplasjen e institucionit që drejton me Kuvendin, ndërsa theksoi se kjo përplasje është vetëm në nivel mediatik.

“Sulmi ka qenë në nivelin e medias, pëveç vonesës, kalimit të rezolutës për votim. Ne e kuptojmë që shoqëria shqiptare është e papërgatitur për zbardhjen e krimeve të komunizimit.”- u shpreh ajo

E pyetur nga drejtuesi i emisionit Adi Krasta, lidhur me praninë e shkrimtarit Agron Tufa në këtë institut, Leshnaku e cilësoi si një rastësi.

“Jemi rastësisht dy shkrimtarë në të njëjtin institut. Nuk jemi dhe kaq të butë.”- u shpreh ajo.

SHKARKO APP