Shpërthen skandali në Miss Amerika, japin dorëheqjen drejtuesit

Organizata e Miss Amerika vazhdon të ndjejë efektet e një lajmi bombë të “Huffington Post” të botuar të enjten. Tre figura kryesore në Organizatën e Miss Amerika kanë dhënë dorëheqjen pas publikimit të email-ve që zbulonin se si drejtuesit e konkursit ofendonin fitueset për pamjen, intelektin dhe jetën e tyre seksuale. Presidenti, Josh Randle dha dorëheqjen të shtunën së bashku me shefin ekzekutiv Sam Haskell dhe kryetaren Lynn Weidner, ish-Miss New Jersey. Randle tha se komentet fyese në email në lidhje me fituesen e Miss Amerika 2013, Mallory Hagan erdhën disa muaj përpara se ai të fillonte të punonte për organizatën në vitin 2015. Duke pranuar se kishte bërë gabim Randle i kërkoi falje Mallory për gjykimin e gabuar. “Kjo nuk pasqyron vlerat e mia, ose vlerat që punova për të promovuar në Organizatën Miss Amerika. Megjithëse kjo situatë e tmerrshme nuk u shkaktua ose nuk u nxit nga unë, në dritën e ngjarjeve të fundit dhe zhvillimeve të reja, unë nuk jam më i gatshëm të vazhdoj të jem president dhe më herët sot ofrova dorëheqjen time në bordin e drejtorëve të MAO”, u shpreh ai, duke thënë se dorëheqja e tij ishte vullnetare dhe nuk ishte kërkuar nga bordi. Skandali filloi të enjten, kur Huffington Post botoi një email, duke treguar zyrtarët e konkurseve që talleshin me Miss Amerika, duke përfshirë komente të ashpra e ndonjëherë edhe vulgare rreth tyre.

 

SHKARKO APP