“Shpresë do të thotë të shohësh dritë edhe kur nga çdo anë të rrethon errësira”

Disa thënie për shpresën

“Besim do të thotë të besosh tek e pabesueshmja. Shpresë do të thotë të shpresosh edhe kur gjithçka duket e pashpresë”. – G. K. Chesterson

“Lëri shpresat e tua, jo vuajtjet e tua të përcaktojnë të ardhmen tënde”. – Robert H. Schuller

“Optimizmi është çelësi që të drejton drejt arritjeve. Asgjë nuk mund të arrihet pa shpresë dhe besim”. – Helen Keller

“Ne duhet t’i pranojmë dështimet e thella, por të mos e humbasim asnjëherë shpresën e pafund”. – Martin Luther King

“Shpresë do të thotë të shohësh dritë, edhe kur nga çdo anë të rrethon errësira”. – Anonim

“Një person vdes nga momenti, kur përfundon së shpresuari për diçka të mirë nga e nesërmja”. – Abraham Miller

“Shpresa është pasion për atë që është e mundur”. – Soren Kierkegaard

“Jini të gëzuar në shpresë, të duruar në kohëra telashi dhe këmbëngulës në lutje”. – Romakëve 12:12

“Ndonjëherë është e vështirë të ndajmë të keqen nga e mira. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë, është të ecim përpara me atë çfarë na thotë zemra jonë dhe të shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë”. – Mac Miller

“Mëso nga e shkuara. Jeto në të tashmen. Shpreso për të ardhmen”. – Albert Einstein

SHKARKO APP