Shqipëria një destinacion i preferuar për gjermanët, francezët dhe amerikanët

Shqipëria po hyn në një fazë të re të turizmit, ku vizitorët nga Kosova, Italia, Gjermania, Franca dhe SHBA po e bëjnë vendin një destinacion gjithnjë e më të njohur dhe të larmishëm. Me fokus tek qëndrueshmëria dhe diversifikimi i ofertës, turizmi shqiptar ka potencialin të ruajë statusin e tij si një nga destinacionet më tërheqëse dhe autentike në Europë- shkruan revista ndërkombëtare Travel and Tour World, e specializuar në industrinë e turizmit dhe udhëtimeve.

Që prej vitit 2025, sektori i turizmit në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, duke shënuar rritje të ndjeshme dhe një bazë gjithnjë e më të larmishme vizitorësh. Statistikat tregojnë se shqiptarët e Kosovës vijojnë të mbeten grupi më i madh i turistëve, duke përbërë 37.4% të gjithsej 12.46 milionë hyrjeve.

Të dhënat tregojnë një panoramë të përzier: Interesi i italianëve për Shqipërinë po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të reja, si qëndrime të shkurtra fundjave në Tiranë e Durrës, apo eksplorimi i kulinarisë autentike dhe turizmit rural.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky diversifikim i përvojës turistike tregon se Shqipëria po fiton terren si destinacion kulturor dhe gastronomik. Gjermania dhe Franca shënuan rritje të jashtëzakonshme. Numri i turistëve gjermanë u rrit me 17.27%, ndërsa Franca regjistroi një rritje prej 25.39%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermanët po e zbulojnë Shqipërinë si destinacion kulturor dhe natyror, ndërsa operatorët francezë tashmë po lidhin kontrata të garantuara për verën e vitit 2026, duke siguruar një prurje të qëndrueshme turistësh. Edhe Shtetet e Bashkuara po shfaqin interes të shtuar, duke e vendosur Shqipërinë gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve të preferuara ndërkombëtare.

Ekspertët parashikojnë se rritja e vizitorëve nga Gjermania, Franca dhe SHBA do të vazhdojë edhe në vitin 2026. Qeveria pritet të fokusohet në strategji afatgjata që promovojnë cilësinë mbi sasinë, duke diversifikuar ofertën turistike përtej resorteve bregdetare, drejt turizmit rural, kulturor dhe aventurier.ria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?