Shtatë buceta në garë për shtatoren e Adem Demaçit, njëra zgjedhet të premten

Komisioni Qeveritar për pranimin e ofertave për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit, sot kanë shqyrtuar ofertat e personave të interesuar për ndërtimin e kësaj shtatoreje.
Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, ku edhe do të merret vendimi se kush do ta ndërtojë shtatoren e Demaçit.

Këtë e ka bërë të ditur Jahja Luka në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni. Ai ka njoftuar se të premten do të dalin me deklaratë dhe do të njoftojnë se kush do të jetë emri që do ta dizajnojë shtatoren e Adem Demaçit.
Komisioni i përbërë prej: Jahja Lluka, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ilir Muharremi, kritik i artit, Arjeta Miftari, skulptore, Avni Behluli, skulptor, Hidajet Hyseni nga shoqata e të Burgosurve Politik do ta përzjgedhin shtatoren fituese. Sipas Ilir Muharremit u prezantuan shtatë buceta, kishte edhe portrete gjë që nuk kërkohej në kritere. “Bucetat e ofruara nuk ishin aq të mira derisa njëra prej i tyre i plotësonte kushtet estetike, të ngjashmërisë, kompozicionit dhe simbolikës,” tha ai. Ajo do të bëhet publike të premten.

Figura e Demaçit e bërë prej bronzit do të jetë e gjatë rreth katër metra. Qeveria e Kosovës për të ka ndarë 120 mijë euro.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Parku i Qytetit të emërohet “Adem Demaçi”, emrin e veprimtarit do e mbajë edhe autostrada Prishtinë-Pejë.

SHKARKO APP