Shtatori në kinema, filmat që do ju shoqërojnë gjatë gjithë muajit!

Në ditët kur kryeqyteti me zhvillimet e tij nuk na tërheq, kinemaja është gjithnjë aty për ne. Dhe me mbarimin e verës, fillimin e aktivitetit tonë në punë apo shkollë, të gjithë kemi nevojë për një “arratisje” nga realiteti.

Ndërkohë që filma për çdo grupmoshë dhe preferencë si: Hotel Transylvania, Slender Man apo The Equalizer kanë filluar të shfaqen në Cineplexx, ja cilët do të jenë hyrjet që do na shoqërojnë përgjatë shtatorit.

1.A simple favor

Filmi i zhanrit dramë/thriller ka premierën e tij më 13 Shtator. Me regjistor Paul Feig, historia përqëndrohet rreth Stefanisë, një blogere që kërkon të zbulojë të vërtetën pas zhdukjes së papritur të shoqes së saj,Emilit,nga qyteti i tyre i vogël. Aktoret kryesore dhe shumë të dashura për ne janë Anna Kendrick dhe Blake Lively.

A Simple Favor (2018 Movie) Official Trailer – Anna Kendrick, Blake Lively, Henry Golding
  1. The predator

Me regji të Shane Black, filmi i zhanrit fantazi/thriller do të shfaqet në Cineplexx po në 13 Shtator. Kur një djalë i ri shkakton aksidentalisht kthimin e gjuetarëve më vdekjeprurës të universit në Tokë, vetëm një ekuipazh i zjarrtë i ish-ushtarëve dhe një mësues i pakënaqur shkencor mund të parandalojnë fundin e racës njerëzore. Nën shoqërinë e Boyd Holbrook, Trevante Rhodes dhe Jacob Tremblay, ky film do t’ju rrëmbejë zemrat.

The Predator | Final Trailer [HD] | 20th Century FOX
  1. Destination Wedding

Sigurisht që ka diçka dhe për romantikët tanë. Gjëja e parë që duhet të themi është se të preferuarit tanë, Keanu Reeves dhe Winona Ryder,janë aktorët kryesorë. Nën rolin e dy të ftuarve tepër cinik dhe të pakëndshëm për një dasëm, ata zhvillojnë një ndjenjë dhe tërheqje ndaj njëri tjetrit. Fundja, të dy i urrenin çiftin që po martohej, të ftuarit, madje dhe veten e tyre. Kaq shumë të përbashkëta, që ju mund t’i ndiqni në kinema që nga 20 Shtatori.

Destination Wedding Trailer #1 (2018) | Movieclips Trailers
  1. Johnny English strikes again

Aventurat me Rowan Atkinson( që ne e njohim të gjithë si Mr. Bean) do të vinë sërish në Cineplexx më 20 Shtator. Johnny English ka dalë në pension. Por pasi një sulm kibernetik zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë në Britani, ai është i detyruar të rikthehet për të gjetur hakerin e këtij sulmi.

Johnny English Strikes Again - Official Trailer (HD) - In Theaters October 26

5.Smallfoot

Kalamaja, sigurisht që një film vjen dhe për ju. Një “Yeti” është i bindur se krijesat e pakapshme të njohura si “njerëz” ekzistojnë me të vërtetë. Filmi i animuar “musical” vjen në fund shtatori, dhe duhet parë me patjetër, madje dhe nga të rriturit.

SMALLFOOT - Official Final Trailer [HD]
  1. Peppermint

Një film aksion që do ju mbajë të gozhduar deri në fund, vjen më 27 Shtator. “Peppermint” me aktoren Jennifer Garner rrëfen një histori hakmarrjeje. Një nënë e re që mendon se nuk ka asgjë për të humbur, vendos të marrë hak ndaj armiqtve, të cilët “vodhën” jetën prej saj

Peppermint Trailer #1 (2018) | Movieclips Trailers

Pra, ju mbetet vetëm të zgjidhni. Ka kaq shumë filma interesantë të cilët do ju argëtojnë, por edhe mësojnë shumë. Mos harroni që Cineplexx ju ofron gjithçka me oferta pafund. Mjafton të shkoni, pjesën tjetër të magjisë e gjeni aty!

SHKARKO APP