Shtatorja e Skënderbeut vendoset në Ulqin
Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.
Lajmi është publikuar nga mediat malazeze. Informacioni është konfirmuar për “Portalin Ul-info” edhe nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u mor dhe pëlqimi i Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi.
Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu.